Qeni vajton me orë pranë shokut të goditur nga makina


 Qentë nuk janë vetëm miqtë më të mirë të njeriut, gjithkush që ka pasur një qen e di se ata janë po aq besnikë edhe me qentë e tjerë.

Javën që shkoi, në Dallas, SHBA, një qen i bardhë u pa duke bërë një gjest aq sa të mrekullueshëm, dhe të dhimbshëm njëkohësisht.



Qeni i bardhë është parë duke i qëndruar pranë në anë të rrugës mikut të tij, i cili ishte shtypur nga një makinë.

Qeni besnik qëndroi duke qarë pranë mikut të tij për disa orë me rradhë, derisa shërbimi lokal i kafshëve mbërriti.

Besohet se qeni i bardhë, i quajtur Brian, e ka tërhequr mikun e tij në anë të rrugës pasi ky i fundit u godit nga një makinë.

Qeni që u godit nga makina quhej Marley. Të dy qentë u larguan nga garazhi pasi dera u la aksidentalisht e hapur.

Kjo histori e rrallë ka prekur një pjesë të mirë të amerikanëve.

Çfarë miku besnik; shpërndaje këtë histori të rrallë besnikërie, me miqtë.
Previous Post Next Post