Nuk mban mend kur Lindi fëmijën - ishte në Gjumë


Nuk mban mend kur Lindi fëmijën - ishte në Gjumë
 
Një nënë në Britani nuk e kujton lindjen e parë të saj, pasi ishte në gjumë.

Jody Robson, 24, vjeç nga Birmingami, ra në gjumë për rreth 11 ditë rresht ndërsa priste nga çasti në çast të lindte. Falë zhvillimit të mjekësisë dhe përkujdesjes së mjekëve, ajo bëri një lindje të suksesshme me operacion.

Megjithëse nuk është diagnostikuar formalisht në ndonjë mjek, ajo beson se ka sindromën "kleine levin", një çrregullim i rrallë neurologjik, që bën të prekurit të flenë për ditë të tëra, madje edhe javë.

Mamaja e dy fëmijëve thotë për "Mirror": Një ditë rashë në gjumë, dhe u zgjova pas 2 apo tre javësh.

"Kam humbur shumë festa, madje edhe ditëlindjen e motrës sime, sepse isha në gjumë."


Pas çdo gjumi të thellë disajavorë, Jody-t i nevojiten disa javë që të marrë veten nga mpirjet.

Ajo shprehet shumë e shqetësuar për fëmijët e saj pasi një kohë të mirë të jetës së tyre po e kalon në gjumë. "Ndershmërisht, e ndjej që po fle në momentet e rëndësishme të jetës së fëmijëve."

Gjithsesi, pavarësisht pasojave familjare që sjell kjo, burri i saj 29 vjeçar, Steven Robson mundohet të mbulojë çdo gjë në lidhje me punët e shtëpisë dhe fëmijët.

Ndërsa Jody flen, Steven e zgjon një herë në ditë për të ngrënë, dhe ajo bie e fle sërish.


Megjithëse gjatë viteve Jody është diagnostikuar për sëmundje të ndryshme si për epilepsi apo narkoleksi, rezultatet kanë qenë negative.

Kjo lloj gjendjeje është aq e rrallë, sa që edhe doktorët bëjnë kërkime të shpeshta në google.

"Pjesa e të fjeturës nuk është e frikshme, por frika vjen kur zgjohem," thotë ajo.
Previous Post Next Post