Me anë të një letre dërguar Bashkisë së Tiranës, Shoqata e Transportit Qytetas kërkon që çmimi i biletës së transportit urban të rritet në 70 lekë. Kjo justifikohet me faktin se me një çmim të tillë, ata mund të mbulojnë kostot.
Megjithëse shërbimi urban në kryeqytet lë për të dëshiruar, Shoqyta e Transportit nuk nguron të kërkojë ngritjen e çmimit të biletës me 130%, duke e bërë 70 lek të reja.
Kjo i kushton qytetarit të thjeshtë që lëviz me urban për në punë, rreth 25% të rrogës, po të supozojmë se merr një rrogë mesatare në kontekstin e shtresës së mesme prej 30,000 lekësh të reja.
Nëse Bashkia nuk merr parasysh kërkesën e tyre, ata kanë paralajmëruar se do të pezullojnë aktivitetin. “Nëse nuk rritet çmimi, ne do të pezullojmë aktivitetin.Kostot tona mbulohen me çmimin 70 lekë. Qytetarët të mirëkuptojnë çdo zgjidhje tonën.
Tarifa e vjetër është zhbërë nga qeveria Berisha. Takimet me Veliajn janë optimiste por s’është bërë gjë.
Operatorët në vështirësi rrezikojnë mbylljen. Nëse Bashkia hesht, do ndërpresim aktivitetin”, shkruhet në letër.
Lidhur me ketë fakt, një reagim ka ardhur nga vetë Erion Veliaj përmes një postimi të shkurtër në Twitter. “Seriozisht? N’dallim nga ai tjetri, autobuzit i hipi vetë e shërbimi NUK justifikon këtë kërcënim absurd t’kompanive”, ka shkruar Veliaj.
Tags
sociale