Gjykata Supreme, përkatësisht kolegji prej tre gjyqtarësh, ka vendosur që masa e paraburgimit në rastin e të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të ndryshohet me masën e arrestit shtëpiak, raporton Gazeta Express.
Gjykata Supreme duke vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të avokatëve të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, ka aprovuar pjesërisht kërkesën e tyre dhe ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpiak.
Të pandehurit Albin Kurti, masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri me datën 28.12.2015, ndërsa të pandehurës Albulena Haxhiu, masa e arrestit shtëpiak do t’i zgjasë deri me datën 07.01.2016.
Tags
Kosova