Në qytetin Luksor në jug të Egjiptit hapet për vizitorët e huaj dhe vendas varri i Majas (nënës që ka ushqyer me gji dhe është kujdesur) për mbretin Tutankhamon që i përket dinastisë së 18-të të faraonëve në Egjiptin e lashtë, raporton Anadolu Agency.
Varri i Majas i cili u zbulua në vitin 1996 në kuadër të kërkimeve të bëra në zonën në luginën e mbretërve në qytetin Luksor ku ndodhet varri i mbretit Tutankhamon pas 19 vitesh u hap për turisët vendas dhe ndërkombëtar nga Ministri egjiptian i Monumenteve Historike, Memduh ed-Demati.