Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, protestuan në dyert e Ministrisë së Jashtme kundër qeverisë. Kreu i aleancës, Kreshnik Spahiu tha se qeveria me politikat e saj ka detyruar mijëra shqiptarë të largohen nga vendi.
Kreu i Aleances Kuq e zi, akuzoi qeverinë se po varfëron shqiptarët dhe kërkoi qe ajo t’u njohë të drejtën e votës të gjithë emigrantëve shqiptarë.
Mësohet se anëtarë të kësaj lëvizjeje kanë hedhur tymues në brendësi të ambjenteve të Ministrisë së Jashtme.
Tags
Politikë