Nga sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë të cilët kanë patur në objektiv ndërtesën e gjykatës në Idlib të Sirisë mësohet se kanë humbur jetën 40 civilë dhe janë plagosur 150 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile mësohet se avionët e ushtrisë ruse kanë lëshuar 8 raketa mbi ndërtesën e gjykatës në Idlib në veriperëndim të vendit, që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.
Teksa theksohet se ekipet e mbrojtjes civile kanë nxjerrë dhjetëra trupa nga rrënojat mësohet se në rajonin ku kanë sulmuar avionët rusë janë shkaktuar dëme serioze.
Tags
bota