7 gjëra që gjithkush duhet të Mësojë para se të Vdesë

Nga Paul Milano

 Isha i pranishën në një ngjarje interesante pak ditë më parë. Dëgjova dhjetë folës që ligjëruan për nga dhjetë minuta secili, mbi dhjetë gjëra, se përse duhen ditur përpara se të vdesim.

Ligjëruesit ishin yje kinematografie dhe të televizionit, drejtues të kompanive të mëdha, fotoreporterë, gazetarë udhëtues që mbulonin fatkeqësitë natyrore dhe të mbijetuar nga sida. Siç mund ta imagjinoni, ekzistoi një gamë e gjerë të gjërave që mund t'u ndanin me të tjerët.

Ja disa nga mësimet që mua personalisht më goditën. Shumë nga këto mësime mund të ndryshojnë mendësinë e gjithkujt, mënyrën e të parit të botësm dhe mënyrën e të raguarit ndaj gjërave. Duhet thjeshtë të bëjmë një hap mbrapa e tÇi vendosim gjërat në atë perspektivë, që na udhëheq në të parën.

1. Mbani perspektivën
Një gazetarë tha një histori se si udhëtoi në Haiti vetëm pak ditë pasi u godit nga një tërmet shkatërrues. Në kryeqytetin Port-au-Prince, shumë shtëpi ishin ndarë në dyshë, ndërsa njerëzit që tanimë nuk kishin asgjë jenonin në ngastra të vogla toke në sheshet publike të qytetit.

Ndarja e çdo ngastre familjare bëhej me dorë, me çadra dhe tenda të vendoura mbi kokë. Një ngastër e veçantë ishte për një vajzë 7 vjeçare dhe një djalë vetëm një vjeçar.

Ai që ndante ngastrat pyeti tendat fqinje se të cilës familje ishin këto fëmijë. Përsëriti, "Kjo është familja."

Prindërit e 7 vjeçares dhe një vjeçarit ksihin vdekur, dhe tani vogëlushja ishte përgjegjëse për foshnjen 12 muajsh.

Këtu del në pah nocioni i perspektivës. Herën tjetër që do mërziteni në trafik, apo kur dikush vonohet në dhënjen e shërbimit që dëshironi, ose nëse dikush nuk jua kthen mbrapsht mesazhin me shpejtësi, bëni një hap mbrapa dhe pyetni veten, se në skenën e madhe të gjërave, a ja vlen për të qenë të mërzitur?

2. Kujdesuni për shëndetin
Shëndeti është dera e lumturisë. Nëse nuk jetoni me energji dhe vibracion të plotë, se mund të prisni të merrni më të mirën nga jeta?

Ky ishte mesazhi kryesorë i një gruaje me një moshë rreth të 60-ve, e cila theu statukuonë dhe ndoqi rrugën e saj në jetë, më tepër për frikën e prindërve të saj. E la shkollën dhe nisi të udhëtonte nëpër botë, hasi në disa grumbullime të ashpra njerëzish gjatë rrugës derisa u stacionua në Toronto, Kanada.

Në Toronto vizitoi një vend ku bëhej lëng i freskët frutash, i cili ja ndryshojë edhe jetën. Ra në dashuri me mënyrën se si lëngu bëri që ta ndjente energjinë e jetës. Dhe në fund përfundoi duke hapur vetë një dyqan me lëng të freskët të quajtur "Lëng për Jetën".

Pyesni çdo njeri që ka një sëmundje serioze, se çfarë do të donte; të gjithë do të jepnin gjithçka për shëndetin e tyre, dhe do zhbënin dëmin që u është shkaktuar.

3. Jini të vërtetë me veten dhe dëgjoni thirrjen e brendshme
Nëse po jetoni dhe bëni diçka që nuk ju shkon përshtat, si mund të jeni ndonjëherë të lumtur dhe ndriçuar?

Ky ishte mesazhi kryesorë nga themeluesi i klubit komedi Yuk Yuk, një vend i njohur në Toronto.

Mund ta imagjinoni se çfarë reagimi mori nga prindërit dhe miqtë e tij kur u tha se dëshironte të hynte në biznesin e komedisë. Ky ishte pasioni i tij, dhe ai e di nga përvoja, se nëse do bënte diçka ndryshe, rrallë do të ishte në paqe dhe i frymëzuar me vetveten.

Kur të gjeni diçka që ju shkon përshtat dhe rezonin me ju, do ta kuptoni nga energjia që ju jep.

Vinsent Van Gogu ka një mesazh kuptimplotë për këtë: Do dëshironit të vdisnit nga pasioni apo nga mërzija?

4. Mos kini frikë të qëndroni jashtë turmës
Kur e bëni vetë rrugën tuaj, po shkruani trashëgiminë tuaj.

Kjo ishte motoja e një fotoreportereje që na foli. Ajo ju bashkua botës së gazetarisë në moshën 16 vjeçare, në një moshë ku ishte krejtësisht e dominuar nga meshkujt. E shihte me sy tjetër atë që konsiderohej si normë dhe e përbuzte. Aspektet seksiste i përdori në dobi të saj.

Duke qenë më e shkurtër se fotoreporterët meshkuj, qëndronte përherë në krye të turmës, çfarë i mundësonte të kapte fotot më të afërta dhe personale. U bë femra e parë së cilës iu botuan fotot në revistat më të njohura kanadeze.

Është e drejta juaj e trashëguar që të sfidoni statukuonë. Asnjëherë mos kini frikë të krijoni fatin tuaj për shkak të mendimeve të të tjerëve. Njerëzit mund të qeshin me ju, sepse jeni ndryshe. Mund të largoheni prej tyre, ose mund të ndjeni dhembshuri për ta, për vetë faktin sepse janë të gjithë njëlloj.

Asnjëherë mos kini frikë të sfidoni, se përse gjërat janë ashtu siç janë. Në fund të fundit ky ka qenë pyetja e parë e çdo shpikjeje njerëzore.

5. Mos luani rolin e viktimës
Siç e përmenda në fillim, njëra nga viktimat ishte një vajzë e lindur me sidë. U braktis nga prindërit dhe u adaptua nga një familje, e cila kishte adaptuar edhe nëntë fëmijë të tjerë.

Familje e saj e re e priti me dashuri dhe e çoi në shkollë normalisht si të gjithë fëmijët e tjerë. Por derisa prindërit e fëmijëve të tjerë e kuptuan se ishte me sida, çdo gjë nuk ishte më normale. Refuzonin ta ftonin nëpër ditëlindje dhe parti, dhe i ndaluan fëmijët e tyre që t'u shoqëronin me të.

Kjo vajzë mund të mbyllej në vetvete e të fajësonte botën, por zgjodhi fuqinë e veprimit. Tani apo ka folur globalisht nëpër TV dhe rrjete sociale rreth edukimit të fëmijëve rreth sidës dhe se sa qesharake është që të mos lejosh fëmijët të shoqërohen me një fëmijë me sida.

Shumë njerëz fajësojnë gjithkënd dhe e kthjejnë veten në viktimë. Përse më ndodhi mua? Përse nuk mund të bëj më shumë para? Përse kam ngecur në këtë punë?

Bota të jep kaq shumë punë, nëse punojmë dhe përpiqemi.

6. Riorientoni energjitë
Një aktore tregoi historinë e saj ndërsa kishte dështuar në prova dhe vështronte suksesin e të tjerëve. E dinte se do mbërthehej nga energjitë e këqija të lakmisë dhe fajit dhe mërzisë që të tjerët merrnin role, u paguanin më tepër dhe udhëtonin më shumë.

Nuk ra në këtë kurth; e dinte që përpjekjet mund të kanalizohen në përqendrim dhe motivim.

Mësimi këtu është fare i thjeshtë. Në vend që të shpenzoni kohë duke qenë të inatosur, xhelozë dhe ziliqarë me suksesin e të tjerëve, riorientoni energjitë dhe pyesni: "Çfarë mund të mësoj nga ky person për të përmirësuar jetën time?"

Pasi e bëri këtë gjë, ajo riprovojë për ato pjesë që kishte falimentuar dhe përfundoi aq shumë e motivuar, sa që e fitoi pikërisht atë rol që dëshironte.

7. Kushtoni vëmendjen tuaj
Një nga folësit e nisi fjalimin e tij me një mbajtje goje të tmerrshme. Turma energjike nuk pipëtiu, duke mos ditur se si të reagonte. Më pas nisi të fliste më rrjedhshëm dhe i tha audiencës se gjatë 20 viteve të para të jetës së tij kishte vuajtur nga mbajtja e gojës.

Kur ishte i ri, punonte në sallonet e "Vidal Sassoon", në një pozicion pune si mbështetës ku nuk ishte e domozdoshmërisht e nevojshme të fliste. Shumica e njerëzve nuk i kushtonin aspak kohë dhe vëmendje tij, madje shpesh edhe e tallnin.

Një ditë u njofuta se vetë Vidal Sassoon do vizitonte sallonin e tij. Vidal njoftoi se do t'i takonte të gjithë, që nga menaxheri më i lartë e deri tek pastrueset.

Kur iu afrua djalit të ri, e pyeti se si e kishte emrin. Djali u përpoq të përgjigjej, por ishte tepër i nevrikosur, dhe mbajtja e tij e gojës ishte aq e madhe, sa që nuk arriti të thoshte emrin e tij. Vidal qeshi, u përkul përpara tij dhe i tha: "S'ka gjë bir, kam gjithë kohën e botës."

Dhurata më e madhe që mund t'i dhuroni dikujt, është vëmendja juaj. Asnjëherë mos u ulni në mendësin se njerëzit poshtë jush, sepse edhe biseda më e vogël mund t'ja shndrisë bisedën dikujt. Njerëzit do harrojnë shumë gjëra, por gjithmonë do mbajnë mend se si i bëjnë të tjerët të ndihen.
-
Imagjinoni një botë ku të gjithë të kenë mësuar në moshë të re mësimet e mësipërme.
Previous Post Next Post