29 kuriozitete rreth seksit



1-   Gjatë 30 minutave seks aktiv, një person djeg 200 kalori

2-   Mesatarisht, meshkujt e rritur mendojnë rreth seksit çdo 7 sekonda

3-   Të bërit seks të paktën 1 herë në javë, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës së meshkujve me 30%, ataqet në zemër me 50%, dhe diabetin me 40%. Gjithashtu ka treguar se meshkujt që bëjnë seks aktiv kanë gjasa të jetojnë më shumë se 80 vjeç.

4-   Madhësia mesatare e një penisi është nga 12-15 cm

5-   Viagra, pilula e njohur ngjyrë blu e krijuar për të ndihmuar impotencën, bëri 411 milion dollarë përfitime Brenda tre muajve pas lançimit të saj në vitin 1998 përpara se të shkonte në 1.8 miliard në vitin 2003.

6-   Përdorimi i kondomit  fillimisht u vu re në vitin 1500. Ajo ishte në fillim e bërë vetëm prej liri. Dhe historianët mendojnë se ishte Kasanova ai që i përdori për herë të parë.

7-   Regjistrimet historike tregojnë që edhe në vitin 1850, femrat përpiqeshin të praktikonin kontrollin e lindjes. Metoda më e zakonshme ishte përzierja e bajgës së krokodilit dhe mjaltit. Vendosej në vaginë me shpresë parandalimin e shtatzanisë.

8-   Edhe pse çdo pjesë e trupit apo veshje mund të jetë objekt i fetishizmit seksual, këpuca dhe këmba janë dy objektet më të zakonshme në shoqëritë perëndimore.

9-   Vetëm një dekadë më parë, vetëm 25% e femrave raportonin se kishin përjetuar orgazëm si rezultat i raportit seksual. Në vitet e fundit kjo shifër ka shkuar në rreth 45%. Mbi 80% e femrave raportojnë të kenë përjetuar orgazëm nga seksi oral.

10-  Vibratori, një lodër e zakonshme seksi për femrat, u krijua në shekullin 19 si mjekim për të luftuar simptoma lidhur me ankthin si histeria që tani njihet si menstruacionet.

11-  Homoseksualiteti listohej si sëmundje mendore nga Shoqata Psikiatrike Amerikane deri në vitin 1973. Tani konsiderohet si orientim seksual.

12-  Rreth 1% e popullsisë botërore e konsiderojnë veten aseksuale, pa tërheqje seksuale nga gjinia tjetër.

13-  Statistikat sugjerojnë se 1/5 amerikanë kanë bërë seks me një kolege në punë

15-  Rreth 70% e popullsisë amerikane ka pranuar se ka fantazuar për orgji një herë në jetën e tyre.

16-  ¼ amerikanë jetojnë me sëmundje seksualisht të transmetueshme.

17-  Gjatë vitit 2007, më shumë se 2.5 mln njerëz në mbarë botën janë infektuar me Sida.

18-  Që kur HIV AIDS u diagnostikua për herë të parë në vitin 1981, më shumë se 25 milion njerëz kanë vdekur si rezultat i kësaj sëmundjeje. 2 milion njerëz vdiqën nga Sida në vitin 2007.

19-  Një mashkull prodhon disa miliona spermatozoidë të rinj në ditë. Femra lind me një sasi të kufizuar vezësh dhe do të prodhojë jo më shumë gjatë jetës.

20-  Statistikat kanë treguar se mesatarisht 90% e meshkujve dhe 65% e femrave masturbohen vazhdimisht.

21-  Në mbarë botën, 27.5% e femrave raportojë se janë ndjerë nën presion gjatë marrëdhënies seksuale për herë të parë, në krahasim me 15% të meshkujve.

22-  Sipas një studimi për seksin në mbarë botën në vitin 2007, mesatarja e moshës kur njerëzit bëjnë seks për herë të parë është 19.25. Ndërsa në Azi ata e humbnin virgjërinë në moshën 22-vjeçare, ne kulturën perëndimore në moshën 18.

23-  Jashtë dhomës së gjumit, vendi më i zakonshëm për të rriturit në Amerikë për të bërë seks është makina.

24-  Mesatarisht çiftet shpenzojnë 20 minuta për paralojën përpara seksit.

24-  Në mbarë botën, të rriturit që bëjnë seks aktiv, thonë se kryejnë marrëdhënie seksuale 103 herë në vit.

25-  Në vitin 2003 kjo mesatare arriti në 127 herë.

26-  Një raport tregoi se 48% e femrave kanë gënjyer për përjetimin e orgazmës të paktën një herë në jetë. Po e njëjta përqindje edhe për meshkujt.

27-  Në gjithë botën, rreth 25% e njerëzve raportojnë të kenë pasur vetëm një person në jetën e tyre që kanë kryer marrëdhënie seksuale. 21% e njerëzve raportojnë të kenë pasur më shumë se 10 partnerë.

28-  Edhe meshkujt edhe femrat tregojnë se mund të ndizen nga aroma e verës.

29-  Endorfina që çlirohet gjatë aktivitetit seksual krijon një eufori që është e ngjashme me përdorimin e drogës opium.
Previous Post Next Post