Tiranë - Ku mund të godasë ISIS


Tiranë - Ku mund të godasë ISIS
Tirana  ka shkallën e saj të rrezikut terroriste të ISIS, dhe sic mund të shihet në rrugët e Tiranës janë shtuar masat e policisë. Policia ka kaluar në nivel të lartë gadishmërie, pasi shërbimet inteligjente të huaja ia kaluan këtë informacion SHISH-it. Por kush janë vendet më të ekspozuara?

Elementët terroristë synojnë gjithnjë vendet e mbipopullura, si sheshe, stacione të transportit urban, rrugë me shumë lëvizje, qendra tregtare, godina të policisë, institucione të tjera publike, spitalet e deri te shkollat. Pikërisht këto janë vendet ku vëmendje e autoriteteve të rendit dhe shërbimit informativ është më e madhe.

Policë të armatosur, por edhe agjentë civilë po kryejnë monitorim gjatë 24 orëve. Një ditë më parë është raportuar gjithashtu se Tiranë ndodhet në po të njëjtin nivel rreziku sa edhe kryeqyteti rus, Moska.

Prej ditësh Rusia ka nisur bombardimet e objektivave të ISIS në Siri e Irak. Ndërkohë që këtyre bombardimeve i është bashkuar edhe Franca, pas sulmeve të përgjakshme të një jave më parë në Paris.
Previous Post Next Post