Një femër në kulturën perëndimore, por në njëfarë mase edhe në kulturën tonë, inkurajohet të shohë për një mashkull, i cili do t'i dhurojë saj një identitet. Sa më i shquar të jetë një burrë, aq me e vështirë është të njihesh prej tij, dhe aq më e vlefshme bëhet vëmendja e tij. Kjo u jep femrave, kryesisht femrave të pasigurta, një sens identiteti, që janë dikushi, nëse mashkulli i shquar ka njohuri për emrin, shihet, veshjet dhe lidhjet e saj. Është njësoj sikur të ishin të padukshme, derisa një mashkull i shquar sheh në drejtimin e tyre. Kështu që këto femra kanë arritur atë që kanë dashur gjithmonë: një emër për veten e tyre, dhe një ndër objektet e fundit të dëshirës.
Më parë, termi që një femër do të dëshironte të përdorej në të tilla lidhje, është "grua", por kjo nuk është çështje tashmë. Tani, që të njihesh si e dashura e një burri të shquar, është e mjaftueshme, derisa informacioni në lidhje me marrëdhënjen bëhet publik.
Kjo është pjesë e gjahut: dikush duhet ta dijë që kjo femër është e zënë. Dhe këtu zë fill krenaria: lidhja duhet të jetë e nënkuptuar për të paktën disa njerëz që do dëshmojnë faktin që mashkulli i famshën e ka pikë të dobët këtë femër, duke i dhënë asaj fuqi dhe justifikuar ekzistencën e saj.
Kjo të çon tek një model i vjetër familjarë. Një kliente digjet për një marrëdhënje më personale me terapistin e saj. Disa femra digjen për vëmendje personale nga studiuesi, avokati, bankieri, apo nga shefi - nga çdo njeri që ka fuqi për shkak të pozicionit të tij publik, jo privat.
Por shumica e femrave nuk e kuptojnë këtë, pasi fantazojnë pa mbarim, se këto marrëdhënje jo domozdoshmërisht mund të zgjasin gjatë në jetën reale. Në të shumtën e rasteve, pas shumë fantazive, femra to ta kthejë vëmendjen në drejtim të një vizioni më real: tek mashkulli i ulur pranë saj në auditor, tek kolegu, tek zotëria që do ta dëgjonte me vëmendje.
Por shumë nga ne e kanë të vështirë të përshtasin dëshirat në një vizion më realist. Peshkohemi nga fantazi që na vjedhin gjithë kohën dhe hapësirën emocionale që kemi për të ofruar, më në fund, në darkë, përfundojmë duke përqafuar jastëkët dhe celularët.
Edhe nëse këto fantazi kthehen në lidhje të vërteta, nuk do të zgjasin shumë. Ekzistojnë arsye të forta për këtë: Martohu me njeriun më të fuqishëm të globit, pashmangshmërisht do përfundosh me një person. Heroit nuk i bëhet vonë nëse vonohet për të arritur darkën. Idhulli nuk dëshiron të shohë sërish filmin tuaj të preferuar. Ai nuk jua thotë se cili ishte grupi muzikorë i preferuar i tij në kohën e gjimnazit.
Historikisht, sa më shumë që një femër i afrohet një mashkulli të fuqishëm, përfundon duke bërë seks me të. Kjo ka filluar të ndryshojë, por jo të gjithë e kanë vënë re. Vendi i punës bo bëhet gjithnjë e më pak një "mbretëri xhungle", ku të gjitha femrat zgjedhin njëherësh shefin, pavarësisht defekteve fizike, emocionale apo etike që mund të ketë ai.
Dëshira për atë që nuk mund të arrihet duket se është një trashëgimi prej mamasë së parë: Eva tha se do të ushqehej me gjithçka, veç mollës, që ishte ushqimi i vetëm që ajo dëshironte. Më tej gjendesh në një dietë pa lidhje, vetëm makarona. Kur nuk mund të ushqehesh me sheqer, ushqehesh me karamele. Kur je në një udhëtim të gjatë pune, imagjinon veten duke fjetur në krevatin tënd të dashur, por kur mbyllesh në shtëpi, imagjinon luksin e një nate në hotel.
Në të njëjtën mënyrë, disa femra u hedhin sytë atyre meshkujve me të cilët vështirë se mund të përfundojnë në një marrëdhënje të plotë. Kërkojmë të pamundurën sepse duket mrekullisht jo reale, dhe në njëjtën kohë, duket e kapshme. Nëse mashkulli i fuqishëm ju dëshiron privatisht, a mundet ai ta mohojë publikisht, që ju jeni dashuria e jetës së tij?
Ekzistojnë pyetje të shkurtëra dhe të gjata për këtë: Po, jeni absolutisht e bindur se ai mund ta thotë. Sepse krenaria e tij ngushtohet duke ju mbajtur gjithnjë e më shumë private. Përgjigjja e gjatë sugjeron se kjo pjesërisht ndodh për shkak të kënaqësive sekusale në një lidhje të ndaluar, dhe nga kjo perspektivë mund të marrë favore seksuale pa qenë e nevojshme të durojë një lidhje të vërtetë me një person të vërtetë, me gjithë ato detajet që e shoqërojnë, si shqipërimi saktë i emrit të saj, rëndësia që ka mbajtja mend e datëlindjes së saj, ngjyra e saj e preferuar, etj.
Pyeteni për ngjyrën tuaj të preferuar. Pyeteni për emrin e mikeshës suaj më të mirë të fëmijërisë. Pyeteni për këngën tuaj të preferuar, aromën, ëmbëlsirën, filmin.
Pyet veten nëse do që ai të jetë shofer, të jetë shitës, kamarier, apo të hapë kanale. Nuk lidhet çdo gjë me paratë - por edhe me influencën e tij? Me statusin? Me vendin që ka në botë? Me reputacionin që ka ndërtuar për veten?
Pyet veten nëse kjo lidhje ka të bëjë me afeksionin, respektin, kënaqësinë dhe argëtimin - apo thjeshtë për krenari, fuqi dhe përfaqësi.
Më pas dëgjoje me kujdes veten. Dhe këngën tënde të preferuar.
Dr. Gina Barreca |

Tags
Femra