3 Çelësa për një Martesë të Lumtur

                     
1. Është më mirë të jesh i Lumtur se sa i Drejtë
Duke sakrifikuar korrektësinë për hatër të harmonisë martesore dhe ndjenjave pozitive është gjithmonë më mirë se sa qëndrimi tek vetëm një princip, apo duke mbrojtur pozicionin, krenarinë apo egon. Sado e qartë të jetë, është e pabesueshme se si njerëzit gërmojnë për të mbrojtur pikëpamjet e tyre dhe kështu përshkallëzojnë konfliktin, në vend që të promovojnë mirëkuptimin dhe akordin martesorë. Thjeshtë mendo, që është gjithmonë më mirë të konsiderosh atë çfarë është më mirë për një martesë edhe nëse kjo është diçka që dikujt nuk mund t'i pëlqejë. Kështu, derisa çështja nuk ka rëndësi jetike, lëre të shkojë dhe kështu promovo harmoninë në vend të grindjeve.

2. Inkurajo afërsinë dhe ngrohtësinë, në vend të distancimit dhe ftohtësisë
Thuajse çdo gjë që themi dhe bëjmë në martesë, ose do inkurajojë ngrohtësinë dhe ndjenjat e ngrohta, ose do të promovojë distancimin dhe ftohjen. Kjo lidhet direkt me nivelin e pranimit apo të mos pranimit të fjalëve apo të veprimeve të partnerit.

Një analogji e dobishme për të ilustruar këtë koncept bazik është banka e emocioneve. Çdo herë që themi apo bëjmë diçka me impakt negativ, është njësoj sikur tërheqim valutë nga llogaria jonë bankare emocionale. Dhe sigurisht, e kundërta do të thotë që shtojmë vlerë monetare emocionale në llogarinë bankare të emocioneve. Pra është e qartë që do të donim të shtonim sa më shumë kapital pozitiv në marrëdhënjen tonë martesore.

Sigurisht që jo të gjitha veprimet pozitive dhe negative janë ekujvalente. Për shembull, sigurisht që një pabesi seksuale apo një dhunë fizik mund të falimentojë edhe martesat më të qëndrueshme, dhe kjo mund mund të krahasohet me vetëm një "më fal!", apo me 10 "më fal!".

Studimet solide theksojnë që një veprim negativ, mund të barazhet me 8 deri në 10 veprime pozitive (Dr. John Gottman).

Shembuj të thjeshtë të mesazheve pozizive janë komplimentet, pranimi dhe mirënjohja; ndëra mesazhet negative janë kritikat, fajësimet, kontradiktat e pazakonta, mashtrimet, të ulëriturat dhe mos aprovimet.

3. Mbani parasyshë, që disa tone zëri mund të jenë më shurdhures se sa ulërima më e fuqishme
Fjalët çojnë në emocione të ndryshme, dhe është aspekti emocional i komunikimit gojorë tek i cili njerëzit bazohen, ndikohen dhe pajtohen. Në qendër të kësaj janë elementet e intonacionit, volumi dhe intensiteti. Sigurisht, që një ton i caktuar zëri mund të thotë një sërë gjërash, përfshirë inatin apo frustrimin, nivelin e pranimit apo të mospranimit, etj.

Për ta përmbledhur të gjithën: Është më mirë të jesh i Lumtur se sa i Drejtë.

- Kontribuoni vazhdimisht në llogarinë bankare emocionale të martesës suaj.

- Kushtoni vëmendje tonit të zërit dhe kujdesuni që të mos përçoni emocione negative të panevojshme.

- Nëse keni disa konflikte të freskëta dhe që duhen diskutuar, po të flisnit për to nuk do të ishte një gjë e mirë. Në vend që të flisni, provoni të dërgoni mesazhe apo email-e./Oculus News
Previous Post Next Post