Adoleshentët që kanë raportuar dëmtime traumatike të trurit gjatë vitit të kaluar me shumë gjasa kishin konsumuar të paktën 5 pije energjike javën e fundit para raportimit se adoleshentët e tjerë, sipas një studimi të publikuar nga Plos One, shkruan Sciencedaily.
Gjithashtu studiuesit gjetën se një pjesë e mirë e këtyre adoleshentëve kishin konsumuar pije energjike të përzier me alkool.
"Kemi gjetur një lidhje mes dëmtimeve në tru dhe konsumimit të pijeve energjike të përziera me alkool. Kjo është shumë sinjifikative sepse në të shkuarën konsumimi i pijeve energjike shoqërohej me dëmtimet e përgjithshme, dhe jo specifikisht me dëmtimet traumatike të trurit," thotë Dr. Michael Cusimato, neurolog në St. Michael's Hospital.
"Pijet energjike si "Red Bull" përmbajnë nivele të larta të kafeinës dhe kjo bën të ndryshojë gjendjen kimike të trupit, e cila mund të pengojë njerëzit të kthehen si më parë pas një dëmtimi traumatik të trurit. Dëmtimet e trurit mes adoleshentëve janë shqetësuese, pasi truri i tyre është në zhvillim e sipër." thotë Cusimato.
Studimi sugjeron që një kuptim më i plotë i lidhjes mes dëmtimit traumatik të trurit dhe pijeve energjike do ndihmonte mjekët, prindërit, mësuesit dhe trajnuesit t'i parandalonin këto fenomene, diagnostikonin dhe trajtonin dëmtimet e trurit.
Tags
Shkencë