Qeveria po përgatitet për një tjetër "luftë" në gjyqësor, i cili është cilësuar nga ndërkombëtarët si një nga hallkat më të ndryshkura e të korruptuara të sistemit demokrati në Shqipëri.
Megjithëse shumë kërkesa për shkarkim i janë drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Qeveria, klani i gjyqtarëve mbedet i fortë dhe i pa thyeshëm deri tani, duke qenë se gjyqtarët mbrojnë interesat e njëri-tjetrit, ku një pjesë e mirë e tyre akuzohen për korrupsion dhe fshehje të pasurisë.
Është faktuar tashmë shpesh në media që njerëz të gjyqsorit fitojnë me miliona lekë në muaj dhe bëjnë jetë tejet lluksoze, por duket se vullneti i qeverisë kërkon që kjo gjë të marrë fund.
Në këto kushte Ministri Naço propozon një "listë të zezë" të gjyqtarëve me shkelje të rënda që duhen shkarkuar.
1. Ardian Kalia – Gjyqtar në Tiranë, akuzohet për refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive
2. Qani Hasa – Gjyqtar në Elbasan, akuzohet për fshehje deklarim pasurie, ndërsa më parë ka pasur një tjetër çështje penale
3. Rasim Doda – Gjyqtar në Sarandë. Akuzohet për fshehje pasurie, ndërsa është akuzuar edhe për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda
4. Enkeleda Doda – Gjyqtare në Sarandë, bashkëshortja e gjyqtarit Rasim Doda. Akuzohet për fshehje pasurie, kërkohet shkarkimi
5. Petrit Aliaj – Gjyqtar në Vlorë, akuzohet për shkelje shumë të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit
6. Osman Aliu – Gjyqtar në Kavajë, akuzohet për fshehje pasurie. Ndërkohë, është akuzuar se ka liruar nga burgu disa të arrestuar
7. Dhurata Bilo – Gjyqtare në Durrës, akuzohet për shkelje të përsëritura për dhënien e drejtësisë, manipuloi shortin elektronik
8. Maksim Qirjazi – Gjyqtar në Korçë, akuzohet për shkelje shumë të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit
9. Ilir Pashaj – Gjyqtar në Elbasan, akuzohet për shkelje të pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale
10. Astrit Shema – Gjyqtar në administrativen e Vlorës, akuzohet për shkelje që kanë passjellë pasoja për të drejtat e palëve në gjykim

Tags
Politikë