Është e natyrshme që rutina të bëhet pjesë e jetës në njëfarë mënyre. Ekzistojnë disa arsye bazike se përse rutina ngulitet në jetën tonë - na ndihmon të jemi më eficient dhe na parandalon nga rraskapitja e marrjes së vendimit. Problemi me rutinën është se bëhet shumë shpejt diçka komode dhe përhapet në të gjitha fushat e jetës sonë, përfshirë marrëdhënjet.
Vazhdojmë t'i flasim e ta prekim partnerin në mënyrë rutinë, derisa një ditë kuptojmë që jemi mërzitur. Nëse ndjeni se kjo gjë ju ka ndodhur ju dhe marrëdhënjes suaj, ja 8 gjëra që mund t'ju ndihmojnë të rigjallëroni marrëdhënjen.
1. Flisni për tëQëllon që rutina të shkaktojë pak ngecje në jetët dhe marrëdhënjet tona. Mëngjesi konsumohet duke parë celularin, dreka në punë, dhe darka e ndarë për shkak të angazhimeve. Bisedat tona janë të shkurtëra dhe je të kuptimta.
Thelbi këtu është se, jemi lodhur; rutina mund ta bëjë një gjë të tillë. Për ta ndrequr, duhet të hapeni, dhe kjo gjë ndodh kur flisni për të. Rutina zhduket kur nuk bëjmë gjërat që duhet të bënim - komunikimi është një ndër gjërat që duhet bërë. Përcaktoni disa data për t'i bërë gjërat ndryshe dhe vendosini në kalendar, vazhdoni të vendosni më shumë data.
2. Mos flit për të, thjeshtë bëj diçka
Ndonjëherë ne flasim deri në shterim për një çështje, por të folurit pa veprime është i pakuptimtë. Thjeshtë bëni një plan, organizohuni, dhe thojini partnerit. Partneri do të falënderojë. Më pas, vazhdoni lojën. Thojini partnerit që një event tjetër po i pret; duhet të planifikojnë.
3. Bëni plane
Ekzistonte një kohë kur bisedimet kishin të bënin me planet dhe ëndërrat. Njerëzit flisnin për gjërat që duhet të bënin bashkë, për të gjitha vendet që do shihnin dhe gjërat që dëshironin të bënin. Sillini mbrapsht këto diskutime dhe filloni të planifikoni sërish.
4. Shkoni në shtrat njëkohësisht
Koha e gjumit është një rutinë për të gjithë ne, por qëllon që planet mëngjesore dhe të punës janë të njëjtë me të partnerit. Nëse partneri shkon gjithmonë në shtratë më parë se ju, ndiqeni të paktën disa ditë në javë. Lexoni bashkë, gënjeni bashkë, dhe "më thuaj si ja kalove sot!"
5. Bëjini gjërat bashkë
Ndërsa zhytemi në rutinë e ditës, shpesh kërkojmë për mënyra që t'i bëjmë gjërat të ndarë dhe më shpejtësi. Por kjo e rrit nivelin e largimit të partnerëve ndaj njëri-tjetrit. Mund të tingëllojë si e çuditshme, por lajini bashkë e enët, bëni diçka së bashu. Bëni diçka për të qëndruar bashkë dhe përdoreni këtë kohë për t'i bërë punët më argëtuese dhe të qëndroni bashkë.
6. Mendoni ndryshe për njerëzit që dashuroni
Nuk është vetëm marrëdhënja me partnerin që doni të rigjallëroni; kjo gjë është e rëndësishme edhepër marrëdhënje të tjera në jetë. Kur nisim t'i kushtojmë vëmendje njerëzve që kanë rëndësi për ne, çdo marrëdhënje përfiton. Kështu që merrni kohë dhe ushqeni çdo marrëdhënje duke treguar se sa të kujdesshëm jeni me të tjerët.
7. Mendoni ndryshe për veten
Askush nuk mund të fajësojë çiftet kur karakterizohen nga stanjacioni në marrëdhënjen e tyre; u ndodh të gjithë çifteve. Do të fajësonim veten, nëse nuk bëjmë asgjë për këtë stanjacion? Do shihnim mbrapsht dhe të bënim më shumë? Bëj "më shumë" tani!
Asnjëri nuk na fajëson dot kur bëhemi nxitës të ndryshimit. Do të thotë që kujdesemi për marrëdhënjen. Asnjëherë nuk do të pendohemi për këtë gjë!
8. Jetojeni jetën në atë mënyrë që mendoni se duhet jetuar
Çiftet zakonisht ndajnë të njëjtin vizion pë të ardhmen në një jetë të jetuar së bashku. Ndërsa çdo person rritet dhe zhvillohet, ky vizion mund të harrohet apo zhduket. Kur një marrëdhënje ka mungesë pasioni dhe qëllimi, është e rëndësishme rishikimi i atyre vizioneve dhe ëndërrave e të filloni të jetoni jetën në mënyrën që mendoni. Vizioni fillestarë mund të ketë ndryshuar paksa, por do surprizoheni se sa i vërtetë është vizioni fillestarë edhe sot e kësaj dite. Fetonjini edhe sot e kësaj dite. Asgjë nuk mund ta ringjallë një marrëdhënje veç një ëndërre të jetuar./Oculus News
Tags
Marrëdhënje