NATO ka paralajmëruar Rusinë do të jetë i papranueshëm çdo tentim nga separatistët pro-rusë për të marrë territore të reja në Ukrainë.
Në lindje të Ukrainës ka shpërthyer një valë e re e dhunës, ku separatistët pro-rusë janë duke luftuar me forcat qeveritare ukrainase.
Në deklaratën për media, Aleanca Ushtarake më e fuqishme e globit thotë se shtetet anëtare kanë diskutuar për situatën në Ukrianë dhe kanë theksuar se të gjitha palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje.
“Rusia ka përgjegjësi të posaçme në gjetjen e zgjidhjes politike. Çdo përpjekje nga separatistët pro-rusë për të marrë nën kontroll territore të Ukrianës do të ishte e papranueshme për komunitetin ndërkombëtarë”, ka thënë në deklaratën për media zëdhënsja e NATO-s Carmen Romero.

Tags
bota