Shumë pak njerëz i kushtojnë vëmendje ngjyrës që ndodhet në fund të pastës së dhëmbëve apo kolinozit.
Pasi të keni lexuar këtë artikull, do bindeni që është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj që përpara se të blini një pastë dhëmbësh, t'i kushtoni vëmendje të veçantë. Është gjerësisht e ditur tashmë që shëndeti i gojës lidhet pashmangshërisht me shëndetin e organizmit si të tërë, pasi në gojë zhvillohen një sërë mikroorganizmash që ndikojnë në mënyra të ndryshme, dhe se nga goja hyjnë një sërë elementesh që mund të përbëjnë rrezik për shëndetin. Dhe nga ana tjetër, po të kemi parasyshë që në Shqipëri nuk prodhohet pastë dhëmbësh, dhe se në Shqipëri hyjnë mallra nga të katër anët e botës së globalizuar tashmë, ky informacion përbën emergjencë për t'u absorbuar.
Pra, pastat e dhëmbëve kanë në fund të tyre shirita drejtkëndorë me ngjyra të ndryshme që tregojnë për përbërësit që ndodhen brenda tyre. Është shumë e rëndësishme të jeni të aftë t'i shquani ato.
Në vijim po ju japim informacionin e duhur sa i përket domethënjes së ngjyrave:
Jeshilja: E gjitha natyrale
Bluja: Natyrale + Barëra
E kuqja: Natyrale + Kimikate
E zeza: Tërësisht me kimikate
Megjithëse ky informacion është i disponueshëm për konsumatorin, ekzistojnë pretendime se këto ngjyra nuk kanë të bëjnë me përbërësit që gjenden në produkt. Por nga ana tjetër, ju mund të gjeni gjithë informacionin e nevojshëm në listën e përbërësve që gjendet në pastën e dhëmbëve.
Vendimi është i juaji. Nëse jeni të interesuar, mund të bëni më shumë kërkime rreth llojeve të kolinozëve për të bërë kështu zgjedhjen më të përsosur për shëndetin e dhëmbëve dhe organizmit tuaj. Fat të mbarë!
Tags
Kuriozitete