Disa orë përpara se të nisë ndeshja mes Skënderbeu dhe Dinamos së Zagrebit, e vlefshme për turin “Play Off” të Ligës së Kampioneve, policia kufitare e Hanit të Hotit ka ndaluar dhe më pas ka kthyer mbrapsht rreth 200 tifozë kroatë të konsideruar si huliganë me rrezikshmëri të nivelit të lartë.
Sipas burimeve nga klubi i Skënderbeut tifozët dyshohet se i përkasin grupimit famëkeq, “Bad Blue Boys”. Këta tifozë ishit të pajisur me bileta, por nuk kishin autorizim nga klubi i Dinamos për të qenë të pranishëm në stadium.
19 gusht 2015.
Tags
Sport