Ligji parashikon mundësinë e riklasifikimit të strukturës akomoduese, përpara periudhës së mbarimit të afatit të vlefshmërisë së certifikatës së klasifikimit, me qëllim ngritjen e nivelit të klasifikimit, bëhet me kërkesë të subjektit. Kostoja e procesit të klasifikimit do të mbulohet nga sipërmarrjet turistike që certifikohen dhe certifikata e klasifikimit regjistrohet automatikisht, pas përfundimit të procesit të klasifikimit në Regjistrin Qendror të Turizmit.
Ligji përcakton gjithashtu edhe mundësinë e ndërprerjes së ushtrimt të veprimtarisë së strukturës akomoduese kur kjo e fundit nuk arrin të përmbushë kriteret minimale.
Referuar nenit 51 të ligjit të ri për turizmin, e drejta e ushtrimit të veprimtarisë hiqet me vendim të komisionit të standardizimit të veprimtarive turistike në rastet kur struktura nuk plotëson kushtet dhe kriteret e nivelit më të ulët të sistemit të klasifikimit.
Tags
aktualitet