Nga Sunny Sea Gold |
Zot më ndihmo, të qenit prind është shumë e vështirë. Nuk është domozdoshmërisht si hierarkia e nevojave të Abraham Maslovit. Jo, ajo që e bën kaq të vështirë prindërimin është ndërgjegjja, që unë jam e përgjegjshme se si do rritet fëmija im. Ekzistojnë më shumë se 85,000 libra për prindërimin në Amazon në këtë moment dhe për çdo vit publikohen me mijëra studime për prindërimin. Ndonjëherë mendoj se nuk kam lexuar mjagtueshëm; të tjera herë mendoj se kam lexuar shumë. Sidoqoftë, ja tre pjesëza studimesh që rezultuan këshilla të dobishme për mua së fundi. Shpresoj se do ju vijnë në ndihmë edhe juve.
1. Lëreni fëmijën tuaj të mërzitet
Si një nënë e dy vajzave më shumë se 4 vjeçare, ndihem si një kapitene anijeje. Nevojiten shumë ide kreative për t'i mbajtur të zëna në një ditë të tërë shiu, këtu në Portland. Dhe në fund të ditës mbetem e dërrmuar. Të programuarit e fëmijëve me aktivitete shkollore dhe të tjera aktivitete gjatë ditës mund të dështojë, sipas një studimi të vitit 2014 në Frontiers in PSychology. Sa më shumë që ishin të zënë me aktivitete fëmijët e moshave 6 vjeçare, aq më pak funksione "vetë-ekzekutive" shfaqnin. Ky proçes mendorë, të thelb i ndihmon fëmijët të rregullojnë proçesin e emocionetve, të vendosin dhe të arrijnë qëllime sipas mënyrës së tyre. Pra, në ç'mënyrë mund të planifikohet koha e tyre? Lërini fëmijët të mërziten e të hamendësojnë. Kjo lidhet me shëndet më të mirë, me nota më të mira, dhe në moshë madhore me një punë dhe jetë më të qëndrueshme, thotë psikologu Michael Ungar, bashkëdrejtues i Resilience Research Center në Dalhousie të universitetit të Nova Scotia. "Mërzia, në kontekstin tonë të hiperstimulimit, mund t'i japë fëmijëve mundësi të ushtrojnë kreativitetin dhe të zhvillojnë iniciavitën, këmbënguljen dhe një sens që ata mund të influencojnë botën e tyre," thotë ai.
2. Detyrë, jo të lëkundur
Prindërit e lëkundur dëshirojnë një rrugë të sheshuar për fëmijët e tyre gjatë rritjes, duke ua pastruar rrugën. Fatkeqësisht, studimet në teorinë e vetë-determinimit tregojnë që duke vepruar në këtë mënyrë, minohet sensi i kompetencës dhe autonomisë së personit, duke çuar kështu në nivele më të larta depresioni dhe mërzie, nota më të ulta në shkollë dhe më pak kënaqësi në jetë - madje kjo ndodh edhe në moshë madhore. "Nëse nuk ekziston mjaftueshëm përfshirja prindërore, kjo nuk është gjë e mirë. Kur është e tepërt, as kjo nuk është e mirë," thotë Holly H. Schiffrin, një studiues zhvillimorë dhe profesor i asociuar në universitetin e Mary Washington. "Madje edhe në klasën time të kolegjit kam pasur disa prindër që më dërgonin emaile që të korrigjoja fëmijët e tyre. U them atyre që fëmijët duhet të më kërkojnë vetë një takim, e të flasim për ato tema." Kur prindërit nuk regullojnë nivelin e përfshirjes së tyre ndërsa fëmijët rriten, kjo bën që fëmijët të kenë mungesë të aftësive të nevojshme që të funksionojnë si të mëdhenj, thotë Schiffrin.
3.Sigurohuni të keni shëndet të plotë
Nëse nuk jeni mirë me shëndet, nuk do keni mundësi t'i vini në ndihmë askujt! Duhet të tregoni kujdes për shëndetin tuaj si fillim, sidomos kur karakterizoheni nga probleme të pazgjidhura mendore ose të shëndetit. Nënat priren të injorojnë ose të mbireagojnë ndaj sjelljeve të pahijshme të fëmijëve të tyre kur janë nën presion, sipas një studimi dyvjeçarë të Psychological Science. Të rriturit me probleme të përqendrimit, nëse trajtohen, mund të zhvillojnë aftësitë prindërore, thekson një studim i universitetit të Pensilvanisë. Të gjitha aktivitetet ditore të prindërve që kanë lidhje me shëndetin, janë të rëndësishme. Një studim i vitit 2015 i shëndetit kombëtarë të Britanisë, sugjeron se mënyra e jetesës së prindërve mund të jetë aq shumë e rëndësishme, sa edhe gjenet, për të reduktuar obezitetin. Një studim i Shkollës së Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike zbuloi në një studim të vitit 2014 se, kur dy prindër biologjik ishin obezë, fëmijët e tyre kishin rreth 27% mundësi t'u bënin obezë gjithashtu. Po ashtu edhe prindërit obezë që adoptojnë fëmijë, fëmijët e tyre kishin 21% shance që t'u bënin obezë.
Më në fund, Unvers, e kuptova. Erdhi momenti të kem kujdes me ushqimin. Masa e xhinseve nuk ka rëndësi për mua, por u tregon fëmijëve të bëjnë një jetë më të shëndetshme? Kjo po, që ka kuptim./SA/
Tags
Familja