Një gjykatë në Libi dënoi ditën sotme me vdekje Seif al-Islamin, djalin e Moammar Gadhafit, për rolin e tij në dhunën e ushtruar nga autoritetet kundër protestave të përgjakshme të vitit 2011 që çuan në largimin e të atit të tij nga pushteti.
Gjykata e Tripolit po ashtu dënoi me vdekje edhe 8 persona të tjerë, përfshirë ish shefin e zbulimit Abdullah al-Senoussi dhe ish-kryeministrin Baghdadi al-Mahmoudi.
Seif al-Islam nuk ishte sot i pranishëm në gjykatë. Dënimi i tij u dha në mungesë, sepse ai po mbahet i ndaluar nga një grup i armatosur në qytetin Zintan, që mbështet qeverinë e njohur nga ndërkombëtarët në Tobruk dhe jo qeverinë rivale me mbështetjen e islamikëve, e cila vepron në Tripoli.
Dënim me vdekje për djalin e Gadhafit dhe 8 persona
Reviewed by Oculus News
on
7/28/2015 08:57:00 PM
Rating:
