Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri përuroi sot Zyrën e Shërbimit për Qytetarët, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.
Të pranishëm në ceremoni Zv.ministria e Punëve të Brendshme Elona GJEBREA , Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO , Drejtori i Përgjithshem Ardian ÇIPA dhe Altin Qato.
Njëkohësisht i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
“Kjo zyrë është e 16-ta, e këtij lloji e hapur që prej nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri”, tha Tahiri në çelje të fjalës së tij.
“Pranë saj qytetarët mund të marrin 45 lloj shërbimesh administrative, të ofruara nga punonjës civilë. Gjithashtu, zyra është e hapur 24 orë në 24, në çdo ditë të javës, në mënyrë që qytetari të këtë mundësinë të denoncojë veprat penale, në çdo kohë”, vijoi Ministri Brendshëm
“Risitë e këtyre zyrave shkojnë përtej rikonstruksionit dhe heqjes së barrierave e hapjes së dyerve për qytetarët. Ky shërbim është efiçient, sepse përdor teknologjinë dhe përdor modelin “one stop shop”; lufton korrupsionin, sepse minimizohet kontakti i drejtpërdrejtë që krijonte praktika abuzive, si dhe u sjell qytetarëve shërbimin më pranë, sepse kjo është policia që duam”, përfundoi Tahiri.