Mjellma Hajdari është shqiptarja e vetme që konkurron në “Miss Liege 2016” të Belgjikës. 20-vjeçarja nga Prizreni ka për synim fitoren në këtë garë për të vazhduar më pas në “Miss Belgjika 2016”.
Për Mjellmën në “Miss Liege” kishte aplikuar një shoqe e saj, dhe kur i është ardh ftesa Mjellmës për të qenë pjesë e spektakli, ajo ka mbetur e befasuar.
“Njëherë u shtanga. Nuk dija as kush ka aplikuar në emër timin. Pastaj pasi e kuptova të vërteten, me përkrahjen edhe të shoqërisë dhe familjes pranova të marr pjesë”, ka thënë ajo për “albinfo.ch”, duke shtuar se spektakli do të mbahet në muajin gusht.
Fituesja e “Miss Liege 2016” do të jetë pjesë e garës së madhe në “Miss Belgjika 2016” i cili do të zhvillohet në dhjetor, e ku fituesja do të përfaqëson këtë shtet në “Miss Universe”.
E meqë i ka hyrë kësaj gare, edhe synimet e vajzës shqiptare janë shumë të larta.
“ Për mua është kënaqësi dhe nder që si kosovare të jam pjesë e kësaj gare. Unë dua që të fitoj jo vetëm këtë garë por edhe spektaklin “Miss Belgjika” dhe të përfaqësoj shtetin e Belgjikës në Miss Universe”, shprehet Mjellma e cila na tregon se kohë më parë ishte edhe pjesë e garës “Top Model Belgjika”.
Mjellma Hajdari punon për UNICEF-in, është studente e Fakultetit Filozofik dhe studion gjuhët e huaja si anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, ndërsa hobit të saj janë modelimi dhe vallëzimi.
Tags
Vip