Sa më shumë bashkëshortët të jenë të varur ekonomikisht, aq më tepër janë të prirur të tradhtojnë, sugjeron studimi i fundit.
"Mund të mendoni që njerëzit nuk do "kafshonin" dorën që i ushqen, por studimi im nuk e vërteton këtë gjë. Studimet e mija tregojnë që njerëzit pëlqejnë të ndihen relativisht të barabartë në një marrëdhënje. Njerëzve nuk u pëlqen të jenë të varur nga të tjerët," thekson Christin Munsch, asistent profesor në sociologji pranë universitetit Konektikat, SHBA.
Të dhënat u mblodhën nga më shumë se 2,750 amerikanë të martuar, rreth moshave 18-32 vjeç, gjatë viteve 2001 dhe 2011. Ajo gjeti që mesatarisht, ekziston rreth 5% mundësia që gratë e varura plotësisht ekonomikisht nga burri, të tradhtonin. Ndërsa për burrat që ishin plotësisht të varur ekonomikisht nga gratë, ekzistonte me rreth 15% mundësia të tradhtonin.
Ky studim u prezantua për herë të parë në revistën American Sociological Review.
Rreziku i maskuinilitetit të tyre mund të shpjegojë se përse burrat e varur plotësisht ekonomikisht tek gratë e tyre, ishin të prirur të tradhtonin më shumë se gratë, për të njëjtën situatë.
"Për meshkujt, kryesisht të rinjtë, përcaktimi dominues i maskuinilitetit lidhet me potencën suksuale dhe nënshtrimin. Kështu që angazhimi në tradhti, mund të jetë një mënyrë për të rehabilituar maskuinilitetit e rrezikuar të tyre. Në të njëjtën kohë, tradhtia u mundëson burrave në rrezik të distancohen, dhe ndoshta të ndëshkojnë, gruan e tyre nga e cila ata varen ekonomikisht.
Studimi gjeti gjithashtu që, sa më të mëdha të jenë të ardhurat e grave në raport me shumën totale të të ardhurave të çiftit, aq më pak të prirura ishin për të tradhtuar burrin.
Por sa i përket burrave, ata që çonin më shumë se 70% të të ardhurave në shtëpi nga shuma totale e të ardhurave të çiftit, ishin më të prirur të tradhtonin gratë e tyre, sipas studimit./health.usnews/

Tags
Marrëdhënje