Sigurisht, që mund të kemi një lidhje shpirtërore me çdo njeri, nëse të dy palët janë të hapur ndaj përvojave. Por, çfarë do të thotë për ju, ""shpirti binjak"?
Duket se është e ndryshme për çdo njeri, dhe kjo për shkak se ekzistojnë shumë përkufizime. Mos vallë "shpirti binjak", është dikush që do jeni përherë me të? Mos është dikush, që e njihni në një tjetër jetë? Është dikush, që sapo e keni njohur në këtë jetë?
Ju, vendosni, pasi ju, jeni autor i historisë suaj.Kur lidheni menjëherë
Ndonjëherë, është e vështirë të shihet lidhja fillestare, mund të shfaqet e nënkuptuar. Mund të ndjeni turp apo frikë, por lidhja nis të krijohet. Kur takoni dikë për herë të parë, mund të krijoni një lidhje të thellë dhe intensive me anë të kontaktit me sy, gjuhës energjike të trupit dhe bashkëbisedimit.
Gjuha e trupit, toni i zërit dhe aspekte të tjera të komunikimit ndihmojnë së tepërmi për të kuptuar se çfarë lloj lidhjeje keni me një person. Njerëzit vijnë në jetët tona në mënyra të ndryshme. Është e mundur që në çdo moment, të takojmë shpirtin tonë binjak, ndërkohë që në fillim mund të mendojmë se, ai apo ajo nuk është tipi ynë.
Bëni kujdes për thelbin, se si ndiheni. Nëse takoheni me një person që praktikisht nuk keni krijuar një lidhje të menjëhershme me të, por që sërish ndjeni afeksion, ndiqni ndjenjat tuaja. Nëse sapo keni takuar dikë, dhe papritur ndiheni pabesueshmërisht në rehati dhe të hapur me të, kjo mund të jetë një shenjë që thotë shumë.
Kur keni nivel të lartë komunikimi
Marrëdhënjet që zgjasin shumë kanë një nivel të lartë komunikimi, që konsiderohet autentik. Kur të jeni aq të vërtetë sa mundeni, nuk keni gjë për të fshehur.
Jeni plotësisht të hapur në një hapësirë vulnerabiliteti. Nevojitet praktikë për t'u hapur në këto nivele transparence. Është diçka nga e cila shumë njerëz kanë frikë, kur ndodh në gjendjen natyrale. Kemi shumë frikë që të hapeni plotësisht?
Mos vallë ndiheni se kemi gjë për të humbur, ose një aspekt të vetes që nuk duam ta tregojmë? Ndoshta është një akumulim i shumë gjërave. Partneri juaj, është personi i duhur për të praktikuar hapjen e plotë.
Komunikimi vjen në forma të ndryshme, thjeshtë kujtoni se sa i rëndësishëm është toni i zërit kur komunikoni me partnerin, në mënyrë që partneri të mos mbetet në nivelin e supozimit.
Kjo është shumë e rëndësishme gjatë momenteve intime të lidhjes. Duke pasur komunikim të mirë gjatë ndërveprimit, mundëson që gjithkush po merr çfarë do, dhe nuk ekzistojnë hapësirat për të hamendësuar. Jini të disponueshëm për dëshirat dhe nevojat tuaja; partneri juaj do të ishte i lumtur t'i plotësonte ato.
Kur krijoni së bashku
Ekzistojnë një sërë çiftesh që nuk bëjnë shumë bashkë. Padyshim që është gjë e mirë të dilni bashkë, të shihni filma e të flini të përqafuar, por sa do të zgjaste kjo? Marrëdhënjet e forta kanë thelbe të njëjta përqendrimi, të cilat ndihmojnë rritjen së bashku.
Çfarë keni të përbashkët ju dhe partneri juaj?
Bërja e aktiviteteve kreative është një mënyrë e mrekullueshme për t'u lidhur me njëri-tjetrin.
Nëse ndani një pasion nga arti, shkenca apo diçka misterioze, bëni të mundur që krijimet tuaja të lindin nga ju të dy. Ky bashkëkrijim ndodh në të gjitha nivelet e kohës - të gjithë ne po e krijojmë së bashku këtë relitet. Nëse nuk ekziston një pasion specifik i përbashkët, është shumë e rëndësishme që të bëni gjëra bashkë, si pastrimi i shtëpisë, bërja e pazarit, të shkuarit në kinema apo dëgjimi i muzikës, të cilat do t'ishin një mënyrë madhështore në thellimin e lidhjes.
Nëse mund të veproni si nxitës krijimi për partnerin tuaj - po nxirrni në pah më të mirën e tij apo asaj. Ky është momenti ku shumë marrëdhënje mund ta humbin atë shkëndinë e pasionit. Është pasioni që mungon, dhe kjo nënkuptohet në të gjitha aspektet.
Pasioni është ai që shtyn përpara, nevoja për të vazhduar, për të progresuar dhe për t'u zhvilluar. Nëse ju dhe partneri jeni jeni së bashkë në aspektin e krijimit, atëherë jeni "shpirti binjak" i njëri-tjetrit.
Tags
Shpirt