Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur 6 shkallë më lart në renditjen botërore të FIFA-s, për muajin qershor. Në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s, bazuar në performancën e ekipeve kombëtare në të gjithë botën, aktualisht Kuqezinjtë renditen në vendin e 51-të, duke kapërcyer kështu 6 vende menjëherë.
Shqipëria me 624 pikë për muajin qershor në renditjen e FIFA-s është ngjitur në vendin e 51-të, ndërsa kundërshtarët tanë në grupin kualifikues për "Euro 2016", renditen: Portugalia në vendin e 7 (1229 pikë); Danimarka në vendin e 29 (673 pikë); Serbia në vendin e 45-të (673 pikë) dhe Armenia në vendin e 84 (383 pikë).
Në krye të renditjes qëndron Gjermania, e cila pasohet nga Belgjika dhe Argjentina.
Tags
Sport