Nga Cassius Methyl |
Mendohet se këto simbole janë referenca të Astrologjisë. Pikat në yje janë cepa gjeometrik që përftohen mes planeteve në qiell; pikat në yje përfaqësojnë planetet dhe cepat astrologjik mes tyre. Vula e Solomonit përfaqëson sekstilet (sekstilet është nocion astrologjik i cili derivon kur dy planete apo trupa të tjerë qiellorë ndodhen në një kënd prej 60 gradësh nga njëri-tjetri) dhe trinet (kur dy trupa qiellorë janë në një kënd prej 120 gradësh nga njëri-tjetri), dhe ylli i Inananas përfaqëson të kundërtat dhe katrorët.
Këndet 90 gradë, 180 gradë dhe 60 gradë, janë simbole të lashta ku kodet gjeometrike janë të skalitura në artifakte të hershme, duke përbërë kështu një burim të çmueshëm informacioni për një kuptim më të plotë të astrologjisë.
Shpirti ynë është një "foto e çastit" e Sistemit Diellorë e ditës kur kemi lindur. Një fotografi.
Këndet gjeometrike mes planeteve në qiell në ditën kur kemi lindur, në grafikun tonë të lindjes, përcaktojnë trashëgiminë e karakteristikave të shpirtit tonë. Planetet gjenden në përbërje të yjësive, kështu funksionon astrologjia - një përzierje e këndeve gjeometrike që përftohen nga planetet, dhe yjësitë në të cilat ndodhen planetet (12 yjësitë e zodiakut, ashtu si të gjithë planetet veç atyre shumë të vegjël, ndodhen në rrafshin ekliptik). Nëse shkojmë më thellë, yjet individual na përcaktojnë se kur radhiten me planetin tonë, dhe çdo kënd i çdo shenje është i ndryshëm.
Duke parë grafikun e ditës së lindjes sonë, një astrolog mund të na thotë karakteristikat tona më të thella me një siguri pabesueshmërisht prej 100%. Pa ju takuar asnjëherë, një astrolog mund të marrë grafikun e ditëlindjes suaj e t'ju thotë se kush jeni, t'ju thotë gjërat më private dhe aspektet më të fshehura të shpirtit tuaj.
Astrologjia është ora mbi të cilën ndodhin të gjitha ngjarjet, mat se përse çdo individ sillet në mënyrën e tij unike të trashëguar, është edhe një mënyrë e sigurtë për të kuptuar të ardhmen dhe të shkuarën.
Ky artikull do shkojë thellë në detajet e astrologjisë. Kjo info mund të ndryshojë perceptimin tuaj për shpirtin, të ngjarjeve që i ndodhin individëve, madje edhe ngjarjet që u ndodhin kombeve. Mund të ndryshojë perceptimin tuaj të energjisë si të tërë. Është një bazë solide për të kuptuar se si funksionon Astrologjia.
Urani dhe Putoni - Cikli Sinodik i Revolucionit
Shpirti ynë është i lidhur me çdo planet të Sistemit Diellorë; planetet janë pjesë fizike të kodid të shpirtit tonë, çdo pjesë e tyre është një element fizik i qenies sonë. Çdo planet i Sistemit Diellorë udhëheq një sërë trajtash arketipesh që përbëjnë bazën e qenies, të vetes tonë të trashëguar, dhe shpirtit tonë.
Për shembull, Urani udhëheq intuitën dhe rrjedhjen e mendimeve, ideve, kreativitetin dhe revolucionin. Kjo është më shumë se thjeshtë metaforë; Kur Urani bën kënde në qiell për të ngadalësuar Neptunin dhe Plutonin, efektet e tij shihen për vitet të tëra, dhe revolucionet realisht ndodhin...Ndodhitë e këtyre cikleve janë të provuara historikisht, sërish dhe sërish.
Në vitet 2012-2015 ka ndodhur globalisht një lloj zgjimi, apo jo? Në vitin 2013, Egjipti pa një ndër protestat më të mëdha në historinë botërore, duke tërhequr më shumë se 20 milion njerëz.
Këto revolucione të mendjes dhe jashtë mendjes u parashikuan në vitet '60 dhe '70 nga astrologët - ne praktikisht po jetojnë në katrorin e Uranit dhe Platonit.
Ky është aspekti që u mor parasyshë në grafikët e lindjeve të revolucionarëve të lindur rreth vitit 1933 - përfshirë Martin Luterkingun.
Pas vitit 1933, këndi tjetër mes Uranit dhe Platonit ishte sekstili, 1942-1944. Në këtë perjudhë, lindi vala tjetër e revolucioneve, përfshirë Huey P Newton apo ndryshe, Panterat e Zeza. Nëse shihni me vëmendje, ekziston një karakteristikë e përbashkët mes këtyre gjeneratave, pra që ndajnë të njëjat kënde jashtëplanetare.
Revolucioni i vitit 1960
Përse ishte viti 1960 kaq revolucionarë? Çfarë i bëri gjithë këta njerëz të duan të protestojnë për një kulturë të re dhe një transformim si ai? Amerikanët nuk i kishin trashëguar këto ide nga prindërit e tyre. Pra, nga erdhën këto valë kulture?
Viti 1960 ishte faza më intensive e cikleve të Uranit dhe Plutonit në shekullin 20. Në vitet 1965-1967, pamë pikën kulmore të valës së kulturës, dhe pikën kulmore të radhitjes (ndërthurjes) së Uranit dhe Plutonit.
Ashtu si çdo gjeneratë, ata që lindën në atë perjudhë e mbartnin me vete energjinë. Urani është vendi i të gjitha karakteristikave të viteve '60. Urani është Ujori, ide, revolucion, kreativitet, eksperimentim, liri, muzikë dhe art, çdo gjë që përcakton vitet '60.
Plutoni është "centrali elektrik" (energjia), një rreze e paimagjinueshme drite që i shton voltazh çdo gjëje që prek. Në grafikun e miljarderëve, Plutoni ndërlidhet me Jupiterin (planeti i pasurisë dhe bollëkut). Në grafikët e vrasësve serial, Plutoni bën kënde të ashpra në drejtim të Marsit, si diagonalja Mars-Pluton e Stalinit. Kështu që në vitet '60, Plutoni i shtoi energji dhe intensitet Uranit revolucionarë, dhe shihni se çfarë solli më tej kjo.
Për ta përmbledhur, këtu janë rrafshet dhe gjeneratat më revolucionare të shekullit 20. Kjo lidhet me të gjithë botën:
1. 1933 - Uran katrorizon Plutonin
2. 1942 - Urani sekstilizon Plutonin
3. 1965 - Ndërlidhja Uran-Pluton
4. 1978 - Urani Gjysmësekstilizon Plutonin
5. 1986 - Urani bën gjysmëkatrorë ndaj Plutonit (i butë)
6. 1996 - Sekstili Uran-Pluton
7. 2012-2015 - Katrori Uran Pluton
Astrologjia Parashikuese - Fushat e jetës dhe planetet e jashtëm
Kjo funksionon në këtë mënyrë: Planetet formojnë në qiell kënde në çdo moment në grafikun e ditëlindjes sonë.
Merrni grafikun e ditëlindjes suaj, vendoseni mbi një grafik në një moment të caktuar, dhe shihni se çfarë këndesh formohen midis planeteve në atë moment, dhe çfarë këndesh formohen mes planeteve në ditëlindjen tuaj. Tani ju keni kodin e kohës dhe mund të parashikoni me saktësi se si do të ndiheni në të ardhmen, dhe çfarë mund të ndodhë.
Për shembull, nëse Neptuni ishte 15 gradë në Peshk, dhe grafiku juaj i lindjes Pluton ishte 15 gradë në Shigjetarë. Neptuni do të katrorizojë Plutonin tuaj. Kjo për shkak se pozicioni aktual i Neptunit formon një kënd 90 gradë ndaj Plutonit në kohën e katrorit të lindjes suaj. Nëse Neptuni do të ishte 15 gradë në Ujorë, do të sekstilizonte Plutonin. Ky do të ishte më shumë një aspekt pozitiv dhe transformues, se sa diçka shokuese.
Përgjatë mijëra vjetëve, njerëzimi kanë analizuar se çfarë ndodh kur njerëzit përjetojnë kënde të caktuara.
Për shembull, kur Neptuni katrorizon një person të lindur Pluton. Kur ky kënd i ndodh një personi, astrologu mban shënim se çfar do i ndodhë atyre. Sapo miliona njerëz janë vëzhguar dhe kanë përjetuar të njëjtin kënd, dhe të gjithë këtyre ju kanë ndodhur gjëra të përbashkëta, praktikisht jeni prekur nga efektete e një këndi astrologjik.
Përgjatë kohës, astrologët kanë përcaktuar çdo kënd, me një kujdes jashtëzakonisht të mprehtë.
Për shkak se është aq e qartë sa edhe matematika, çdokush mund të fillojë të interpretojë astrologjinë me pak përpjekje - e gjitha çfarë duhet të bëni është të merrni një makinë llogaritëse e të përllogarisni këndet e personave, pra atë se çfarë përjetojnë ata në çdo kohë të caktuar. Nëse keni përvojë, gjithçka ju duhet tani janë grafikët.
Më pas, që të shihni se në cilën perjudhë të jetës së tyre ndodhen, shihni këndet jashtëplanetarë - këndet që bëhen me planetet e tyre me anë të Jupiterit, Saturnit, Uranit, Neptunit dhe Plutonit. Këto kënde zgjasin për muaj të tërë, ose për pak vite.
Për shembull, nëse keni hyrë në tranzitin e Plutonit, si ndërthurja e Plutonit me Diellin, do të thotë se e keni ndryshuar totalisht jetën tuaj brenda harkut kohorë të dy viteve. Kjo mund të jetë nxitja e një ndryshimi rraskapitës të jetës; ju shpërtheu, dhe jeta juaj ndryshojë një vit më pas. Nëse jeni Shigjetari, përvoja juaj e Plutonit bashkon Diellin tuaj mes 1996-ës dhe 2008-tës. Nëse jeni Bricjapi, përvoja juaj do të vijë në vitet 2008-2024.
Pasi të dini këndet që po përjetoni, mund të bëni një kërkim të thjeshtë në google për të parë se çfarë i ndodh një personi që ka përjetuar këtë kënd, si për shembull, kur Neptuni katrorizon Diellin.
Faqe të ndryshme në internet përmbajnë përcaktime të sakta të këtyre këndeve. Nëse i bëni një kërkim një këndi, do të nxirrni një konkluzion se çfarë mund t'ju ndodhë kur ky kënd do kalojë në sitën e arsyetimit objektiv dhe kërimeve. Sidoqoftë, asgjë nuk krahasohet me të ndjerit të këndeve në vetvete dhe më pas të kuptuarit.
Pra, përmes këtij kuptimi, një astrolog mund të marrë grafikun tuaj dhe t'ju thotë vite më parë se kur do të përfhsiheni nga perjudha e ndryshimit.
Mund t'ju thonë se kur do përfshiheni nga një zgjim shpirtërorë (lidhja e përhershme Uran/Pluton), kur do vijnë kohët e vështira për ju, kur do vijë perjudha e mungesës së përqendrimit, kur do vijë perjudha e prosperitetit ekonomik, kur do vijë perjudha e konflikteve me të tjerët (Marsi), dhe çdo gjë që mund të imagjinoni.
Këndet e Astrologjisë dhe Simbolika e Lashtë
Këndet parësore në Astrologji përfshijnë lidhjen, të kundërtën, kuintilin, decilin, gjysmëkatrorin, gjysmësekstilin.
Trina dhe sekstili janë aspektet më të thjeshta, ato pozitive. Këto janë këndet e shpërblimit, fitimit, paqes, lumturisë, kënaqësisë, dhe rrjedhjen e butë të ideve dhe energjisë.
Kjo është një trinë - (kur dy planete janë kaq gradë të veçuar, vizatojmë në grafik një vijë mes tyre):
Kjo është një sekstil:
Një trinë madhore është 3 trina, një trekëndësh i përkryer:
Ylli i Davidit është 6 trina dhe sekstile:
Ylli i Davidit është i përbërë nga 2 kënde në majë të secilit - këto janë 2 trina astrologjike. Një sekstil është një kënd astrologjik shumë i ngjashëm me trinën, por jo aq i fortë - një sekstil është një kënd 60 gradësh i formuar mes dy planeteve - ose dy pika pranë njëra-tjetrës në Yllin e Davidit. Mendohet që Ylli i Davidit nuk është gjë tjetër veçse një simbol astrologjik i trinave dhe sekstieve; prandaj mund të gjendet në të gjitha kulturat e lashta anembanë botës.
Ylli 8 cepësh i Inanas përfaqëson këndet e dëmshëm. Kjo bën sens, derisa Inana është perëndesha e luftës, babëzisë dhe epshit.
Katrori dhe e kundërta konsiderohen të dëmshme por jo të panevojshme në lidhje me ekujlibrat e jetës, duke shkaktuar kështu fatkeqësi, probleme, tensioni, dhe një nevojë për të përdorur energji intensive dhe të nxehta në drejtim të diçkaje konstruktive. Katrorët ose të kundërtat mes disa planeteve nuk janë të dëmshme, por shumica e tyre janë të dëmshme. Për shembull, Jupiteri zhvillon dhe zgjeron çdo gjë që prek. Është thuajse e pamundur për Jupiterin të jetë i dëmshëm.
E kundërta është vetë këndi i luftës. 11 Nëndori ndodhi ekzaktësisht në të kundërtën e dy planeteve më shkatërrues, Saturnit dhe Plutonit (kur Saturni ishte në aspektin e luftës së SHBA-së të Saturnit tek Binjakët).
Ky është një katrorë:
Kjo është 2 katrorë, ose dy katrorë dhe një diagonale
Ky është kryqi madhor i konfigurimit, një konfigurim jashtëzakonisht intensiv i 4 diagonaleve dhe katrorëve. Kjo është gjetur në ditëlindjet e njerëzve si Çarls Manson:
Konkluzione: Astrologjia nuk është e paqartë dhe as imagjinare. Është totalisht e prekshme si matematika; e vëzhgueshme nga njerëz të ndryshëm, e njëjtë në çdo vëzhgim përgjatë rrethanave të ndryshme.
Lutemi shpërndajeni këtë artikull në sa më shumë njerëz të mundeni, kryesisht tek ata njerëz që duehet të dijnë se astrologjia shkon pafundësisht më thellë se sa shenjat. Astrologjia është kodi i shpirtit tonë, shkon më thellë se çfarë mund të imagjinojmë. Analizimi objektiv i astrologjisë, është analiza e vetvetes.