Policia e Tiranës, në bazë të një hetimi disa ditor për kultivim të lëndëve narkotike, bëri të mundur arrestimin nën kushtet e flagrancës për shtetasit si më poshtë: Adnand Cullhaj, 19 vjeç lindur dhe banues në Tiranë; Mustafa Cullhaj, 47 vjeç lindur dhe banues në Tiranë; Lulzim Cullhaj, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; Besnik Cullhaj, 41 vjeç lindur dhe banues në Tiranë
Këta shtetas u arrestuan në kushtet e flagrancës, pasi u kapën duke punuar brenda parcelës, e cila ishte në vëzhgim prej disa ditësh.
Në këtë parcelë u gjendën dhe asgjësuan 350 rrënjë bimë të dyshuar si ajo e lëndës narkotike kanabis sativa, dhe gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim”.
Tags
aktualitet