Agjensia e lajmeve sukedeze, svenskafans.com ka publikuar një hulumtim me trajnerat më premtues në Ballkan. Mes tyre, ata kanë veçuar edhe trajnerin shiptarë Ernest Gjoka, të cilin e konsiderojnë një “strateg” inteligjent.
“45 vjecari Ernest Gjoka është adhurues i skemes 4-2-3-1 duke u frymëzuar kështu nga futbolli spanjoll. Aktualisht është duke qëndruar pushim per arsye personale. Në vendin e tij, ai kujtohet per mrekullinë që bëri ne sezonin 2013-2014, kur fitoi Kupën e Shqiperisë me klubin e Flamurtarit të Vlorës. Një trajner i mprehtë dhe me siguri do të dëgjojmë më shumë për të në të ardhmen”, shkruan svenskafans.com
Ndërsa, në vendin e dytë ata kanë renditur kroatin Matko Pinçiçin e Lokomotivës së Zagrebit, sllovenin Luka Elsnerin e Domzhales dhe grekun Staikos Vergetis që drejton Astera Tripolisin./Nacional/
Origjali: http://www.svenskafans.com/europa/balkans-mest-lovande-tranare-flamurtaris-tranare-en-av-dem-532758.aspx
Tags
Sport