"The Economist" publikon hartën etnike të shqiptarëve në FYROM, Mal të Zi dhe Serbi


Revista e njohur ndërkombëtarisht “The Economist”, në një shkrim për Maqedoninë dhe konfliktin e fundit në Kumanovë, ndër të tjera e ka publikuar edhe hartën etnike të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan, sipas saj.

Shkrimi flet për dhunën e fundjavës së kaluar në Kumanovë dhe për raportet etnike në mes shqiptarëve dhe maqedonaseve.

“Disa gjëra janë të qarta. Çfarë ndodhi këtë muaj në Kumanovë të Maqedonisë, ishte dhuna më e keqe në Ballkan që nga viti 2004, dhe në të vërtetë më e keqja në atë vend pasi ka lëkundur marrëdhëniet në buzë të luftës ndëretnike, njësoj si në vitin 2001. Më 9 dhe 10 Maj policia maqedonase ndërmori një sulm ushtarak në shkallë të gjerë mbi atë që ata e quajtën "terroristëve shqiptarë”.

Më tej ky shkrim flet për pretendimet që thuhet se ka pasur grupi i të vrarëve në Kumanovë për “Shqipërinë e Madhe” të përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë.

“ Një e katërta e 2 milionë banorëve të Maqedonisë janë shqiptarë; pasi lufta ishte shmangur 14 vjet më parë, pushteti ka qenë i ndarë nga koalicionet që përfaqëson të dy shumicat etnike, të cilët janë të krishterë ortodoks dhe flasin një gjuhë sllave, dhe shqiptarëve kryesisht myslimanë”, shkruan revista e njohur.
Previous Post Next Post