Lajmet se Vatikani do të njohë territoret palestineze si shtet janë një tjetër shembull i nismave diplomatike të ndërmarra nga Papa Françesku, i cili gjatë muajve të fundit ka ndërmjetësuar normalizimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës dhe ka inkurajuar hapjen e dialogut mes Rusisë dhe Perëndimit. Analistët thonë se këto përpjekje po transformojnë rolin e Atit të Shenjtë në skenën globale. Korrespondenti Henry Ridgwell analizon rolin në rritje që po luan Papa në skenën ndërkombëtare.
Kur Presidenti Obama foli të martën para grupeve katolike dhe evangjeliste, ai vlerësoi pasionin që ka dëshmuar Papa Françesku për të varfrit e botës.
“Askush nuk e ka dëshmuar këtë më mirë se Papa Françesku i cili ka luajtur rol transformues përmes sinqeritetit dhe këmbënguljes së tij se këto akte kanë rëndësi jetike për ne”.
Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Vatikanit janë më të forta se kurrë më parë. Papa Françesku luajti një rol kyç në normalizimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Havanës.
Në Havanë besimtarët katolikë janë të entuziazmuar për vizitën që do të zhvillojë Ati i Shenjtë në shtator.
“Papa Françesku nuk po luan vetëm rolin e Atit të Shenjtë, por edhe të një ndërmjetësi duke ndihmuar besimtarët dhe popujt të vendosin miqësi”.
Për dekada, pas revolucionit të 1959, komunistët e kufizuan dhe penguan aktivitetin e kishës katolike. Por udhëheqësi kuban Raul Castro, i cili vizitoi Vatikanin të dielën për ta falenderuar Papën, u shpreh me fjalë të ngrohta.
“Mendoj se nëse Papa vazhdon me këtë mesazh, herët a vonë unë do të filloj të lutem përsëri dhe të kthehem tek besimi katolik”.
Papa Françesku ka qenë më parë Arqipeshkvi i Buenos Airesit. Ai gëzon besim si ndërmjetësues, pasi është me origjinë nga Amerika Latine, thotë Massimo Franco, autor i librit ‘Vatikani sipas Françeskut’.
“Ky papë vjen nga jugu i botës. Prandaj ai nuk mund të konsiderohet si perëndimor në kuptimin tradicional të fjalës. Ai e sheh botën nga pikëpamja e jugut. Kjo ka sjellë ndryshime edhe në kishën katolike”.
Papa Françesku ka vepruar si ndërmjetësues mes Presidentit Putin dhe Perëndimit lidhur me luftën civile në Siri dhe ka inkurajuar dialogun me Moskën për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Ai vepron duke u nisur nga e ardhmja e kishës katolike si motiv, thotë zoti Franco.
“Ukraina është pragu mes botës ortodokse dhe asaj katolike. Mendoj se Vatikani shqetësohet se një luftë e re politike mund të shndërrohet në një luftë të ftohtë fetare, duke ngrirë ripajtimin mes botës ortodokse dhe asaj katolike. Unë mendoj se Vatikani nuk do që Rusia të ndjehet e izoluar apo e provokuar”./voa/

Tags
bota