Udhërrëfyesit tonë shpirtërorë, ëngjëjt, ose vetja jonë më e lartë, pëlqen të na flasë me metoda të ndryshme, si një këngë në radio, e cila mund të ketë rëndësi të veçantë për ju, duke iu përgjigjur një lutjeje, duke hapur një faqe të caktuar të një libri që jeni duke lexuar, madje edhe kushtimi i vëmendjes së shenjave apo numrave të orës, 11:11. Si fillim, kjo koiçidencë mund të duket e çuditshme, por nëse shohim më në brendësi të vetvetes, do të shihni se ka të fshehur një mesazh të fuqishëm shpirtërorë.
Duket se gjithnjë e më shumë njerëz po u kushtojnë vëmendje këtyre shenjave të përsëritshme të orës apo numrave, të cilat i afrohen më shumë të vërtetës së vetvetes, duke reflektuar se po ndodh një zhvendosje më e thellë në vetëdije dhe ndërgjegje. Në thelb, ky fenomen ndodh për të na kujtuar sinkronizimin e thellë të transmetimeve kozmike që ndodhin gjatë kësaj kohe të bukur në planet, dhe gjithashtu na zhvendos përqendrimin në mendimet dhe ndjenjat e tanishme, të çastit. Qëllimi i nënkuptuar i ëngjëjve që sjell ndërgjegjen tonë tek 11:11, do të thotë se duhet të përqendrohemi tek mendimet pozitive, duke na bërë kështu më të ndërgjegjshëm për veten tonë, dhe na kujton se kemi gjithmonë një mençuri dhe udhërrëfyes më madhështorë ku mund të mbështetemi, kur ndihemi në kurth, të frikësuar apo frustruar.
Sipas Doreen Virtue, një terapist i njohur ëngjëjsh dhe ndërmjetës mes botës shpirtërore dhe asaj njerëzore, nëse shihni numra që përsëriten, kryesisht 11:11, do të thotë që duhet të përqendoheni në mendimet pozitive, sepse dëshirat tuaja po shfaqin formën. Zhvendoseni vëmendjen në atë që dëshironi, në vend të asaj që i frikësoheni, dhe ëngjëjt do vazhdojnë t'ju shpërblejnë.
Sa më shumë të shihni shenjën e 1-shit në orë, apo çdo gjë që ka lidhje me numrat, aq me e madhe do jetë lidhja mes jush dhe ëngjëllit tuaj udhërrëfyes. Miljona njerëz në mbarë botën dëshmojnë se i kanë parë këto numra shpesh e më shpesh, që do të thotë se shumë nga ne kanë nisur rrugën për t'u bërë përpunues drite, ose shërues të planetit. Derisa Toka është në këtë gjëndje të rrëmujshme, bërja e saj një Kopësht të vërtetë Edeni, do të ishte një bazë e shëndoshë lulëzimi dhe kënaqësie në përvojën njerëzore.
Sipas kalendarit Maja, kthesa e epokave nisi në 21 Dhjetor të vitit 2012, në orën 11:11, duke e shpjerë planetin tonë në një epokë të re - një zhvendosje e drejtpërdrejtë e ndërgjegjes nga Epoka e Errësirës në atë të Artë. Një tjetër gjë interesante e 11:11, është se ky kompozim përbëhet nga 4 numra, i cili është numri i transformimit dhe tretjes së egos. Shumë shërues dhe lider shpirtërorë në Tokë e interpretojnë 11:11 në një mënyrë që e lidhin me faktin e mjeshtërave të lartësuar, të cilët kthehen sërish në planetin Tokë për të na ndihmuar në këtë shërim të madh, për ta vendosur tokën sërish në gjendjen normale.
Sa herë që shihni numra që përsërisin vetveten, kryesisht 11:11, ëngjëjt tuaj duan t'ju bëjnë me dije se jeni në rrugën e duhur, dhe se do t'ju ndihmojnë, pavarësisht sfidave që mund të hasni. Gjatë kësaj kohe, duhet të bëheni mjeshtëra të vetes tuaj, në vend që t'i dorëzoheni negativitetit dhe kaosit rreth jush. Në thelb, ne e krijuam botën që jetojmë për shkak të mungesës së vetëkontrollit, kështu që mjeshtërat na kujtojnë që duhet të rimarrim fuqinë tonë të brendshme sërish e të mësojmë të drejtojmë veten, të mësojmë të bashkëekzistojmë me të gjitha qeniet në planet.
Kjo është një kohë shumë e këndshme mbi tokë, pavarësisht se çfarë mund të shihni rreth jush. Ndërsa shërimi i madh po vazhdon të shpaloset, do ndodhin shumë shpejt ndryshime të vogla të rëndësishme ndërsa velloja ngrihet, dhe gjithnjë e më shumë njerëz do të zgjohen. Mund të duket e vështirë tani, por vazhdoni t'i besoni ëngjëjve, dhe mbani në mend që ju, keni qëllimin më të mirë në zemrën tuaj.
Të gjithë jemi një familje, dhe bashkë. Mos shihni jashtë vetes për përgjigje; do t'ju çojë në një konfuzion dhe zhgënjim më të madh. Besojini fuqisë së universit për të ndihmuar në shërimin, dhe sa herë që shihni 11:11, monitorojini mendimet dhe sigurohuni që vibrimet tuaja i korrespondojnë asaj çfarë doni të shihni në realitetin fizik të botës së përditshme./powerofpositivity/

Tags
Shpirt