Nga Will Donnelly |
Kam mësuar në jetë që, sapo mendojmë se dimë diçka, sapo ndjejmë se kemi kuptuar me të vërtetë diçka, del në pah diçka tjetër që e mohon atë, veç rasteve të fondamentalistëve të cilët e mohojnë arsyetimin si busull në jetë. Shpesh, jam ndjerë si njeri pa vlerë - që Krijuesi ka me të vërtetë një sens të keq humori, të mërzitshëm e të pamëshirshëm. Por kur mendoj në këtë mënyrë, mundohen ta lë të ikë konceptin patriarkal antropomorfik që kam për Zotin. Nuk ekziston më ndjeshmëri, në të menduarit në këtë mënyrë. Për mua është njëlloj dëshire për të mos besuar më tek Babagjyshi i Vitit të Ri.
Ne ecim në jetë pa një udhëzues. Mësojmë shumë nga prindërit, të mira e të këqija, dhe e asimilojmë këtë informacion në subkoshiencën tonë. Kjo na bën që ta jetojmë jetën në një mënyrë të veçantë, nga një kënd i veçantë, megjithëse mund të mos e shohim kurrë këndin nga ku kemi ardhur. Dhe më pas hyjmë në mënyrën tonë të sjelljes, gjejmë personin e duhur, sigurojmë njëfarë karriere për t'u ndjerë mirë, dhe hyjmë në formësimin e madh fizik dhe mendorë. Por një ditë, pa pritur, mund të gjendemi në një gjendje me të vërtetë të keqe. Partneri apo partnerja në lë, për një tjetër femër apo mashkull. Puna ku kemi investuar kaq shumë, na lë. Fëmija ynë, të cilin e duam me gjithë zemër, fillon të humbasë në errësirën e drogërave.
Shtysa ime për të shkruar këto rradhë vjen nga libri i Pema Chodron, në librin e saj Kur Gjërat Shkojnë Keq: Këshilla Zemre për Kohë të Vështira. Ajo flet dendur për diçka të quajtur "pa arsyeja". Dhe tani, ndërsa kam jetuar në një sens "pa arsyeje" për mbi 5 vjet, siç edhe ajo i përshkruan dobishmëritë e mrekullueshme të "pa arsyes", jam befasuar.
Në librin e saj ajo na kujton se nuk ekziston diçka të bazuar definitivisht, dhe ky qëllim fals përbën rrënjën e vuajtjeve tona. Baza është në lëvizje të vazhdueshme. Sensi fals i sigurisë, që na ofron ndjenja për t'u ndjerë të sigurtë, nuk është ajo çfarë na dhuron, bota e vërtetë.
Këto fjalë, sado të turbullta në nivelin e egos, dhurojnë pak rehati. Kam jetuar si njëlloj endacaku gjatë 5 viteve të shkuara. Të them të vërtetën, nuk jam edhe aq guximtarë. Preferoj akoma të qëndroj në shtëpi, me prindërit. Kjo është "mos arsyeja" ime.
Në mungesë të preferencës sime, më është dashur të gjej rehati diku tjetër. E di që çdo gjë mund të ndryshojë në çast, ose të shthuret ngadalë, në një humje të dhimbshme. E di që nuk mund t'i vendos të gjitha vezët e mija në këtë shportë proverbiale, për të gjetur së jashtmi lumturinë e përhershme. Jam i shkretuar. Dhe jam më shumë i lirë, e ndjej në palcën time.
Paradoksalisht, "mos arsyeja" nuk do të thotë për të mos shijuar gjithë këto gjëra - këto gjëra të mrekullueshme, përvojat e paharrueshme që na pasurojnë jetën. Thjeshtë shihni madhështinë e vetë jetës, ndërsa "kërcen" mes "ekranit" të syve tuaj, e cila na dhuron eksperiencën e një jete. Këtë e di me siguri. Të paktën për tani./Oculus News
Tags
Shpirt