Në 45 komunat e Kantonit të Gjenevës u mbajtën zgjedhjet e rregullta për Këshillin Komunal dhe atë ekzekutiv, ku 8 kandidatë shqiptarë u shpallën fitues në katër komuna të këtij kantoni.
Sipas agjencisë “Presheva Jonë” qytetarët zviceranë votuan ditën e djeshme për asambletë komunale, ku konkurruan edhe nëntëmbëdhjetë shqiptarë, ku 8 nga të cilët dolën fitues.
Sami Gashi, me prejardhje nga Rrafshi i Dukagjinit, ka fituar postin e Asamblistit në bashkinë e qytetit të Gjenevës. Fitorja e Gashit ishte e pritur, pasi ishte prej vitesh anëtar i Partisë Demokrate Kristiane (PDC). Ai ishte i katërti në listë me 5127 vota.
Në komunën Onex Ismet Kurteshi, në një konkurrencë tejet të fortë si kandidat i vetëm nga radhët e shqiptarëve ka fituar mandatin e dytë me socialistët.
Po ashtu edhe një mandat të dytë në komunën Vernier e ka fituar Valdete Abdullahu-Sopi,anëtare e Partisë Socialiste. Në këtë komunë fitues dolën edhe dy studentë me mjaft perspektivë Gëzim Ilazi dhe Leutrim Hebibi. Numrin në katër asamblistë të zgjedhur në komunën Vernier të Gjenevës e ka çuar Granit Metushi, i partisë së ekologëve (LES VERTES), i cili është befasia më e këndshme e këtyre zgjedhjeve. Kurse në komunën e Meyrin-it ka shkëlqyer studentja e shkencave politike në Universitetin e Gjenevës, Xhevrie Osmani .
Ndërsa në komunën Onex, Ismet Kurteshi, fitoi mandatin e dytë përballë një konkurrence të fortë si kandidat i vetëm nga radhët e shqiptarëve. Po ashtu edhe një mandat të dytë në komunën Vernier e ka fituar Valdete Abdullahu-Sopi, anëtare e Partisë Socialiste. Në këtë komunë kanë fituar edhe dy studentë me mjaft perspektivë Gëzim Ilazi dhe Leutrim Hebibi.
Numrin në katër asamblistë të zgjedhur në komunën Vernier të Gjenevës , e ka çuar Granit Metushi, i partisë së ekologëve (Ler Vertes). Kurse në komunën e Meyrin-it ka shkëlqyer studentja e shkencave politike në Universitetin e Gjenevës , Xhevrie Osmani.
Në qytetin e Gjenevës dhe në komunat e tjera të Kantonit është votuar për qeveritë dhe për asambletë komunale përkatëse. Ja 19 kandidatët shqiptarë që garuan; për Partinë Demokristiane (PDC) kishte një numër kandidatësh shqiptar, si: Sami Gashi (Gjenevë), Uran Shabani (Lancy), Muharrem Ahmeti (Vernier) dhe Mentor Shala (Vernier). Partinë e Gjelbër (Les Verts) kandidojnë: Magbule Topallaj (Gjenevë) Arta Kryeziu-Osmani (Meyrin ), Hanumsha Qerkini (Gjenevë ), Mevlide Malaj (Meyrin ) dhe Granit Metushi (Vernier ). Për Partinë Socialdemokrate (PS) në garë kanë hyrë: Gëzim Ilazi (Vernier), Rexhai Xheladini (Vernier), Ismet Kurteshi (Onex), Valdete Sopi-Abdullahu (Vernier), Leutrim Hebibi (Vernier), Hysri Halimi (Meyrin). Ndërsa Rabije Veseli është e vetmja shqiptare që kandidon për lëvizjen qytetare të djathtë MCD, për komunën Vernier.

Tags
Kulture