Kosova më e lumtura e Ballkanit



Toka e orëve dhe çokollatave është vendi më i lumtur në botë, sipas një sondazhi të ri. Zvicra kryeson Indeksin e Lumturisë në Botë, të hartuar nga Rrjeti për Zhvillim të Qëndrueshëm - një iniciativë kjo e Kombeve të Bashkuara.

Nga 158 vende të vlerësuara, Kosova zë vendin e 69-të, Shqipëria mban pozitën 95, Mali i Zi 83, Serbia 87, Maqedonia 93 dhe Bosnja 96.


Në krye të listës, pas Zvicrës radhiten Islanda, Danimarka, Norvegjia dhe Kanadaja. Ndërkaq, Togo, Burundi, Benini, Ruanada dhe Siria janë më së paku të lumtura. Indeksi i Lumturisë në Botë ka për qëllim të ndikojë në politikat qeveritare. Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë vegëz.
Previous Post Next Post