Në një dalje në lajmet e orës 17.30 minuta në Top Channel,Balla shpjegoi se ka qenë një portal i Kosovës dhe disa të Tiranës që publikuan videon nga jeta e tij private.
Ai theksoi thënë se ata qëpublikuan videon janë jo më shumë se “terroristë të internetit”, të cilët kanë shkelur privatësinë e tij.
“Qëllimi i këtij sulmi ishte shantazhi dhe presioni, me gjasë, ndaj punës dhe profilit tim publik. Shantazhi vazhdoi disa ditë, por unë refuzova kërkesat e këtyre terroristëve të internetit, refuzova duke qenë i ndërgjegjshëm mbi pasojat që do kisha, por dhe i qetë në ndërgjegjën time se gjithçka mbi privatësinë time si qytetar është e shenjtë dhe për më tepër e mbrojtur me ligj. Për këtë falenderoj autoritetet shqiptare, të cilat kanë nisur për këtë një hetim ndërkombëtar për këtë çështje”, tha Balla.
Sokol Balla sqaroi se si pasojë e publikimit të videos në portale, emisioni “Top Story” nuk do të transmetohet për disa kohë.
Ndërsa, theksoi se ndaj atyre që publikuan videon do të ndiqet rruga ligjore.
Tags
aktualitet