Projekti i arkitektit të famshëm Peter Wilson synon të shndërrojë këtë stadium nga një rrënojë aspak dinjitoze për sportdashësit shkodranë dhe më gjerë, në një stadium modern, bashkëkohor, që i përmbush kriteret e UEFA-s.
Dy javë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili mori në shqyrtim dhe miratoi projektin për rindërtimin e stadiumit, faqja italiane “LaziPress.it”, zbulon fotot e para të projektit të ri të stadiumit “Loro Boriçi”.
Zbulohen fotot e para të projektit të stadiumit “Loro Boriçi” (1)Faqja thekson se impianti i rinovuar i Shkodrës mund të përurohet për ndeshjen e kthimit të kombëtares shqiptare me Serbinë, e programuar për t’u zhvilluar më 8 tetor të 2015-ës. Lazio Press shkruan se në këtë takim do të marrin pjesë edhe futbollistët shqiptarë të Lacios, kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana dhe portieri Etrit Berisha.
Në mbledhjen e KKT Kryeministri Edi Rama premtoi se kjo arenë moderne sportive që do të ngrihet në Shkodër do të mirëpresë sipas të gjitha standardeve dashamirësit e futbollit, si dhe lojtarët në kompeticionet europiane.
Megjithëse vështirësitë teknike ka qenë edhe më të mëdha për shkak të ndërtimeve pa kriter rreth e qark tij, Kryeministri siguroi se do të parashikohen masat e nevojshme që stadiumi të funksionojë në bazë të parametrave të UEFA-s.
Zbulohen fotot e para të projektit të stadiumit “Loro Boriçi”Kryeministri siguroi se stadiumi i ri i Shkodrës do të përfaqësojë një vlerë të madhe publike, si dhe një vlerë e rëndësishme arkitektonike.
Për rikontruksionin e “Loro Boriçi” parashikohet të shpenzohen rreth 15 milionë euro, një shifër kjo shumë më e lartë se ajo që u zhpenzua për “Elbasan Arenën”.
Stadiumi i Shkodrës hapi dyert në 1953, ndërsa me kalimin e viteve pësoi disa ndryshime. Në këtë arenë futbolli janë zhvilluar disa ndeshje të Kombëtares zyrtare dhe miqësore, ku veçohet fitorja 3-1 me Rusinë në eliminatoret e Euro 2004.
Tags
Sport