Një 19-vjeçar shqiptar ka dalë përpara Gjykatës në Britani, pasi u bë pjesë e një ngjarjeje të dhunshme jashtë një klubi vallëzimi në qendër të qytetit Huddersfield në fundjavë.
Dhe ngjarja kishte ndodhur vetëm tre ditë pasi Xhuljano Bogdani kishte mbërritur në Britani.
19-vjeçari u deklarua fajtor për veprat penale të kërcënimit dhe posedimit të një hanxhari në publik.
Sipas mediave britanike, shqiptari e rrotulloi një herë armën e ftohtë përpara se të godiste një person në këmbë. Policia ka zbuluar gjithashtu se një burrë i dytë u godit me thikë gjatë incidentit, por viktima nuk është gjetur ende. Ai thuhet se ka marrë nëntë plagë, por policia është vënë në ndjekje të tij.
“Examiner” njoftoi se vetëm një person u dërgua në spital me plagë nga thika në orët e para të së dielës. Policia tha se një turmë me rreth 15 burra u mblodhën përpara klubit dhe mes tyre ka pasur goditje e shtyrje që më pas u përshkallëzuan deri në përleshje me armë të ftohta.
Bogdani tashmë ndodhet në paraburgim pas arrestimit të tij mbi këtë incident. Thuhet se shqiptari është parë duke i marrë hanxharin nga pantallonat një personi tjetër përpara se ta rrotullonte atë dhe më pas ta godiste personin në këmbë.
“Kjo bëri që burri i plagosur të bjerë në tokë”, tha prokurori Alex Bozman.
Avokati i Bogdanit, Neil Murphy, nuk bëri asnjë kërkesë për lirimin me kusht të tij. Gjykata dëgjoi se shqiptari kishte vetëm tre ditë përpara ngjarjes që kishte mbërritur në Britani dhe Bozman shtoi se mund të ketë çështje penale edhe me statusin e tij të emigracionit.
BBC ka raportuar sot lajmin se Gjyqtari i qarkut, Maxwell, i ka thënë Bogdanit se do ta mbajë në paraburgim për shkak të mungesës së një adrese fikse dhe për faktin se ai mund të përballet me një dënim me burg.
Mësohet se dënimi për Bogdanin do të shpallet nga Gjykata e Leeds Crown më 11 maj.

Tags
bota