IT dhe 50 OJQ, spijunë dhe antikombëtarë, cilësohen nga Rusia



Ministria e drejtësisë e Rusisë e ka futur dje organizatën, Transparency International Russia, në listën e “agjentëve të jashtëm”. Në këtë listë gjenden 50 organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare.

Në vitin 2012, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi legjislacionin, sipas të cilit, OJQ-të që marrin fonde nga jashtë dhe konsiderohet se angazhohen në aktivitete politike, duhet të regjistrohen si organizata “që kryejnë funksione të agjentit të jashtëm”.

Aktivistët për të drejtat e njeriut, kritikët e Kremlinit, dhe qeveritë perëndimore, thonë se këto regjistrime qëllimisht dhe në mënyrë jokorrekte, sugjerojnë se grupet janë të përfshira në spiunazh. Ata këtë e shohin si fushatë të heshtjes së kundërshtarëve dhe frenim të shoqërisë civile gjatë mandatit të tretë të presidentit, Vladimir Putin.
Previous Post Next Post