Më 7 Maj në “Elbasan Arena” Shqipëria do të presë Gjermaninë në një miqësore luksi të veteranëve, të yjeve të brezave nga mosha 35 deri në 60 vjeç.
Marrëveshja mes dy federatave është arritur pas pranimit nga pala gjermane të kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa shuma që do të përfitohet nga shitja e biletave do të shkojë për bamirësi.
E ndërsa nga pala shqiptare ende nuk është zyrtarizuar lista me lojtarët që do të zbresin në fushë, Gjermania e ka bërë një gjë të tillë. Disa nga emrat që pritet të jenë në fushë në stadiumin e Elbasanit më 7 Maj janë:
Vlenë të theksohet se një ndër veteranët që do luajë në 7 Maj është ish trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel, ndërsa veteranët e tjerë që do marrin pjesë janë: Feliks Magat, Lotar Mateus, Bernd Shuster, Mikael Tarnat, Rudi Fëler, Markus Babel, Mario Basler, Tomas Bertold, Fredi Bobiç, Marko Bode, Tim Borovski, Tomas Bërdariç, Guido Bukvald, Tomas Doll, Torsten Frings, Ditmar Haman, etj.

Tags
Sport