Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore arritën një marrëveshje financiare me vlerë 65.9 milionë euro për financimin e projektit të mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore në vendin tonë.
Në ministrinë e Financave, ministri Shkëlqim Cani dhe përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tirane, Tahseen Sayed, nënshkruan marrëveshjen e huasë.
Kjo hua në shumën 65.9 milionë euro është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga qeveria shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro.
Marveshje mes ministrise se financave dhe BB (2)Foto Flor AbazajMinistri i Financave, Shkëlqim Cani, e konsiedroi si mjaft të favorshme marrëveshjen e arritur sa i përket termave financiare.
Ai vleresoi mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë qeverisë shqiptare për zhvillimin e infrastrukturës në veçanti.
Ministri i Transportit dhe Infrastrutkurës, Edmond Haxinast, i pranishëm në ceremoninë e nëshkrimit të marrëveshjes, theksoi se kjo hua do të shkojë për mirëmbajtjen e 1400 km rrugë, me qëllim përmirësimin e jetës dhe uljen e numrit të aksidenteve.
Marveshje mes ministrise se financave dhe BB (4)Foto Flor Abazaj“Bëhet fjalë për një projekt shumë të rëndësishëm për mirëmbajtjen e rrugëve parësore që ka vendi. Janë rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri.
Është shumë e rëndësishme të kuptohet se çdo qindarkë e hedhur për mirëmbajtjen e rrugëve tona, jo vetëm që ofron më shumë siguri, por gjithashtu e vendos një aset që ka vendi në një gjendje qëndrueshmërie,” tha kreu i Transporteve, Haxhinasto.
Marveshje mes ministrise se financave dhe BB (3)Foto Flor AbazajPërfaqësuesja e Bankes Botërore, Tahseen Sayed, u shpreh se është me rëndësi që të punohet në drejtim të uljes së numrit të vdekjeve në aksidente, që sipas statistikave, momentalisht në vendin tonë është sa dyfishi i vendeve të rajonit.
Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 dhjetor 2021.

Tags
Ekonomi