Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, të cilin e uroi për detyrën e re dhe e falënderoi për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.
Sipas KosovaPress, Çollaku shprehu mirënjohjen për përkrahjen e fuqishme britanike edhe ndaj axhendës evropiane të Kosovës, dhe e informoi ambasadorin mbi reformat e ndërmarra dhe hapat tjerë që pritet të ndërmerren nga Qeveria, me qëllim të avancimit të procesit integrues.
Lidhur me këtë, ai theksoi se këtë vit prioritet për Kosovën janë liberalizimi i vizave si dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit.
“MSA-ja ka një rëndësi të veçantë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe tani ne jemi duke lëvizur para në këtë drejtim dhe pritet që nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të ndodh sipas dinamikës së dakorduar mes Kosovës dhe BE-së. Ky do të jetë një hap i ri dhe i rëndësishëm në procesin reformues të Kosovës”, tha Çollaku.

Tags
Ballkani