Partia Demokratike ka zyrtarizuar si kandidat të saj për kryetar Bashkie në Mirditë, Gjergj Prengën.
Njoftimi është bërë mbrëmjen e sotme nga selia blu. Po në ditën e sotme, Partia Socialiste zyrtarizmi kandidatin e saj në Mirditë.
Ai është Nderc Doda, aktualisht prefekt në Qarkun e Lezhës. Prenga do të përballet me Dodën në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Tags
Politikë