Megjithëse shkenca ka kontributin e saj në kuptimin tonë rreth botës së jetuar, ekzistojnë shumë gjëra që na habisin. Duket se sa më shumë gjëra zbulojmë për jetën mbi tokë, aq më shumë rriten misteret dhe e parashikueshmja bëhet e paparashikueshme.
1. Lopët kullosin gjithmonë në pozicionin Veri-Jug
Shumë njerëz nuk i kushtojnë rëndësi lopëve tek kullosin, por kur disa shkencëtarë eksploruan mijëra imazhe të satelitëve të lopëve tek u ushqenin, ata u mahnitën nga një detaj që ne njerëzit nuk e kemi vënë re prej mijëra vjetësh: Lopët mbajnë një pozicion Veri-Jug teksa kullosin. Ky model qëndrimi mbetet i pandryshueshëm pavarësisht erës apo faktorëve të tjerë, dhe asnjëri nuk është në gjendje t'i japë një shpjegim këtij fenomeni habitës.
Ndërsa dihet që disa kafshë posedojnë një busull të brendshme, një fenomen i ngjashëm u konstatua për herë të parë tek mamalët. Një tjetër detaj i çuditshëm është se, sa më afër poleve lopët kullosin, aq më të pakujdeshme janë me pozicionin Veri-Jug. Shkencëtarët nuk janë të sigurtë se përse ndodh ky fenomen, besojnë se mund të jetë një përllogaritje e gabuar për t'iu shmangur grabiqarëve. Ky fenomen mund të ndikojë në bujqësi.
2. Alkaloidet tek bimët
Shpesh bimët prodhojnë një sërë substancash që kanë efekte shkatërruese për kafshët. Alkaloidet janë substanca natyrale që ndodhen tek bimët dhe kafshët, ku më e njohura është morfina. Tek bimët janë identifikuar rreth 7 000 lloje alkaloidesh, dhe megjithëse shkencëtarët i kanë studiuar gjerësisht këto kimikate, ata nuk janë të sigurtë se çfarë funksioni kanë ato.
Ekzistojnë substanca të forta që nxisin një sërë reagimesh tek kafshët. Në rastin e lulekuqes, e cila prodhon morfinën, shumë ekspertë mendojnë se kafshët duhet të qëndrojnë larg saj, megjithëse morfina është tepër efektive në reduktimin e dhimbjes. Ndërsa të tjerë besojnë që, përveç arsyeve të jashtme, prania e kafshëve mund të jetë e dobishme për të rregulluar vetë metabolizmin e lulekuqeve.
3. Përse lulet gjenden gjithandej
Bimët me lule formojnë një grup të quajtur "angiosperm", dhe siç vihet re, ato ndodhen gjithandej. Bimët me lule mbizotëruan me një shpejtësi të paparë mbi llojet e tjera të bimëve rreth 400 milion vjet më parë, dhe si rezultat tani ato përbëjnë rreth 90% të bimëve.
Ky problem e shqetësonte shumë Çarls Darvinin, të cilin ai e quajti "një mister i neveritshëm". Evolucioni i shpejtë i luleve binde ndesh me teorinë e tij të evolucionit të ngadalshëm përmes selektimit natyrorë. Dhe nuk ekzsiston ndonjë gjë përfituese në aspektin e evolucionit tek lulet - kosto e lëndëve ushqyese për të prodhuar lule; lulet mund të investohen në gjëra të tjera që mund t'i shpien ato më lart në aspektin e evolucionit. Për shkak se lulet nuk lënë gjurmë fosilesh kur mbarojnë ciklin e tyre jetësorë, ka qenë e vështirë për të përcaktuar se si kjo specie endacake erdhi nga askundi dhe me kaq shpejtësi.
4. Milingona argjentinase popullon tre kontinente
Në pamje të parë, milingona argjentinase duket normale. Por ka të ngjarë që të jetë e vetmja specie që popullon tre kontinente. Këto milingona kanë trajta të përbashkëta me ato të Europës dhe të Azisë. Edhe struktura sociale e këtyre milingonave, e cila është e njëjtë, e ka shashtisur shkencën deri tani.
Këto milingona e dallojnë menjëherë njëra tjetrën kur ndodhen bashkë, qoftë nga Azia, Europa apo Amerika Latine. Janë agresive kur ndodhen pranë milingonave të tjera. Përveç kësaj, kodi gjenetik i këtyre milongonave nuk ka ndryshuar për mijëra vjet. Ky fakt është i çuditshëm shkencërisht për faktin se organizmat që jetojnë larg habitatit të tyre zakonisht ndryshojnë me shpejtësi, gjë që nuk ka ndodhur për milingonat e Argjentinës.
5. Misteri i paraardhësit të njeriut
Prejardhja e njeriut modern është studiuar gjerësisht përgjatë viteve. Megjithëse njeriu i parë doli shumë kohë përpara, duket se kemi një ide të qartë rreth origjinës tonë. Ose kështu menduam, derisa shkencëtarët zbuluan gjurmë në ADN-në e një njeriu të lashtë, por tërësisht të ri për shkencëtarët, që tani është një specie e zhdukur.
Kur shkencëtarët studiuan ADN-në e Denisovanëve (Denisova hominins), një specie e afërt me neandërtalët, gjetën një specie që nuk ishin në gjendje ta identifikonin. Megjithëse ekziston një mister penetrues sa i përket Denisovanëve, ne dimë të paktën se çfarë janë dhe nga erdhën. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për speciet e panjohura me të cilat Denisovanët u kryqëzuan rreth 30 000 vjet më parë, një specie që la një gjurmë të dallueshme në ADN-në e tyre. Ajo çfarë dimë deri tani, është se kjo specie e paditur, i pajisi Denisovanët me një palë dhëmbë të çuditshëm, që nuk mund të gjenden në asnjë frymorë në kohën e sotme.

Tags
Kuriozitete