Një sasi eksplozivi ka hedhur në erë makinën e një biznesmeni në Sarandë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë e shpërthimit, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë shumë i fuqishëm, është djegur edhe një pjesë e lokalit në pronësi të tij.
Biznesmeni, i njohur si pronar i tre bizneseve në qytetin bregdetar, e kishte parkuar makinën e tij tip “Range Rover” me targa AA777IN pranë lokalit të tij në lagjen numër 1 të qytetit.
Policia ka marrë në pyetje biznesmenin, i cili ka pohuar se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person. Ndërkohë ka nisur puna për të zbardhur ngjarjen, autorësinë dhe arsyet.
Hidhet në erë makina e një biznesmeni në Sarandë
Reviewed by Oculus News
on
3/26/2015 09:56:00 AM
Rating: