BB i jep Shqipërisë 32.1 milion euro për përmirësimin e sistemit shëndetësorë


Ministriaq e Financave-nenshkrim marveshje (6)Foto Flor Abazaj

Banka Botërore do të asistojë qeverinë shqiptare përmes një huaje prej 32.1 milionë eurosh në përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, nënshkroi të martën me përfaqësuesen e përhershme të Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed, në Tiranë, marrëveshjen e huasë që siguron financimin e nevojshëm për projektin.

Projekti do të bashkëfinancohet gjithashtu nga Qeveria Shqiptare në vlerën 4 milionë euro, shumë e cila do të shërbejë për financimin, në masën 37%, të punimeve të rehabilitimit fizik dhe përmirësimit të infrastrukturës spitalore, si dhe kontributin në pagesat e detyrimeve tatimore të lidhura me Projektin.

Ministriaq e Financave-nenshkrim marveshje (1)Foto Flor AbazajProjekti i përmirësimit të sistemit shëndetësor, tha ministri Shëlqim Cani kontribuon në forcimin e administrimit dhe qeverisjes në spitalet publike, përmirësimin e mënyrës së financimit shëndetësor, zbatimin e sistemeve të informacionit për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri
Nëpërmjet kësaj huaje dhe kostove lokale të financuara nga Qeveria Shqiptare do të punohet për reformimin e sektorit spitalor, duke krijuar një kornize të shëndoshë ligjore dhe manaxheriale për ofrimin e shërbimeve efikase, forcimin e menaxhimit të performancës dhe planifikimit, tejkalimin e kufizimeve operacionale në ofrimin e shërbimeve, si dhe forcimin e sistemit të referimit.

Ministriaq e Financave-nenshkrim marveshje (2)Foto Flor AbazajProjekti ka gjithashtu synimin e përmirësimit të monitorimit dhe menaxhimit të cilësisë së shërbimit duke ngritur një sistem gjithëpërfshirës të menaxhimit të informacionit shëndetësor (HMIS), dhe një sistem për menaxhimin e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre.
Përmirësimi i sistemit shëndetësor mbështet iniciativat për të reformuar financimin shëndetësor në përgjithësi, për të përmirësuar sistemin e blerjes dhe shpërndarjes së produkteve farmaceutike dhe përdorimit të pajisjeve mjekësore, si dhe për të vlerësuar mundësitë e zgjerimit të mbulimit shëndetësor universal duke përdorur kalimin në një regjim të taksimit të përgjithshëm.
Previous Post Next Post