Qoftë edhe idetë më brilante nuk mund të shpien drejt suksesit nëse nuk ju dëgjon dikush.
Autori Julian Treasure në fjalimin e tij vitin e shkuar në "Tad Talk" shpjegoi se si mund të komunikohet në mënyrë efektive, qoftë në një diskutim apo përballë një turme njerëzish. Mënyra se si ne influencojmë të tjerët lidhen më tepër me atë çfarë themi.
Në vijim po prezantojmë sjelljet e këqija që duhen shmangur patjetër nëse dëshirojmë që njerëzit të na dëgjojnë, të cilat Treasure i quan "7 shenjat vrasëse të së folurës".
1. Thashethemet
Të folurit keq për dikë duket se ka një reagim zinxhir, thotë Treasure. Nëse angazhoheni në thashetheme, do të lini një përshtypje të keqe dhe do të nxisni të tjerët të fillojnë të bëjmë thashetheme për ju.
2. Gjykimi i të tjerëve
Nëse e filloni diskutimin tuaj duke gjykuar të tjerët, personi që keni përballë në mënyrë të pandërgjegjshme do nisë të mendojë se po gjykohet vetë, thekson Treasure. Ai apo ajo do ketë frikë t'ju hapet, dhe mund të pushoi totalisht së foluri.
3. Negativiteti
Negativiteti rrezaton negativitet. Duke zgjedhur të jemi optimistë, do të na bënte më mirë për shëndetin dhe më të gëzueshëm.
4. Duke u ankuar vazhdimisht
Duke u qarë për hiç gjë vazhdimisht, për kohën, për lajmet, për politikën etj., pa qenë në dijeni, do të etiketoheni si personi që qahet. Treasure këtë e quan "mjerim viral".
5. Justifikimet
Disa njerëz nuk pushojnë së justifikuari për çdo gjë, thotë Treasure, duke ua vënë fajin të gjithëve veç vetes, kur dështojnë. Ndërsa ju dëgjojnë, të tjerët mund të lënë mënjanë justifikimet e vazhdhueshme dhe do fillojnë të mendojnë për ju që nuk jeni në gjendje të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja.
6. Ekzagjerimi
Ekzagjerimi "poshtëron gjuhën tonë", thotë Treasure. Ekzagjerimi dramatik, në thelb është një formë gënjeshtre, dhe sigurisht që nuk do t'i dëgjonim njerëzit që na gënjejnë.
7. Duke qenë dogmatik
Është e rrezikshme kur opinionet dhe faktet bëhen konfuze. Asnjëri nuk dëshiron të bombardohet me opinione që deklarohen si të vërteta.
Për më tepër ndiqni këtë video të Treasure:
Tags
Karriere