“Trepça është e Kosovës, mineraret janë të Kosovës dhe kjo është pronë e Kosovës. Ne me askënd nuk do të ulemi në tavolinë të bisedojmë për Trepçën. Për Trepçën do të bisedojmë vetëm me ju, minatorët e Trepçës”, theksoi sot kryeministri Isa Mustafa në manifestimin tradicional “Java e Minatorëve”.
Në manifestimin e organizuar në përkujtim të grevës së minatorëve të vitit 1989, kryeministri Mustafa tha se “puna dhe historia që kanë shkruar minatorët, është e rëndësisë së veçantë kombëtare”.
“Ju keni shkruar një histori të veçantë për Kosovën, keni dhënë kontributin më të madh në kohën më të rëndësishme, keni shfaqur rezistencën tuaj për Kosovën e pavarur, sepse duke ruajtur Trepçën, ju keni mbrojtur Kosovën”, nënvizoi Mustafa.
Ai premtoi zgjidhjen e statusit të Trepçës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bashkëpunuar ngushtë me vetë minatorët, por edhe Kuvendin, në mënyrë që Trepça të mbetet gjigant i zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Mnaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava, foli për rëndësinë historike të grevës së minatorëve të Trepçës, të ndodhur para gati tri dekadave.
Sipas tij, si çdo përvjetor tjetër, edhe ky i 26-të me radhë, është inspirim për të gjithë që të mbahet gjallë fryma e epopesë së minatorëve.
Ai tha se kjo javë shënon historinë e ndritshme, dhe fillimin e fuqishëm për çlirim nga okupuesi, për një jetë me dinjitet.
“Vendosmëria e minatorëve për ndërtimin e idealeve kombëtare deri në flijim, ishte mobilizimi më i mirë gjithëpopullor që kulmoi me ushtrinë çlirimtare të Kosovës. Të jesh trashëgimtar i kësaj lavdie për ne është përgjegjësi shumë e madhe, por edhe krenari”, ka thënë Tmava.
Ai theksoi se sa është i domosdoshëm dhe emergjent sqarimi i statusit të Trepçës, tregon fakti se që nga 24 janari i këtij viti miniera nuk ka licensë për punë, që me gjasë, siç tha ai, do të zgjasë edhe një kohë duke sjellur probleme serioze financiare për Trepçën.
Në anën tjetër, Nezir Behrami, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, pasi përmendi aktivitetet e zhvilluara në kuadër të Javës së Minatorëve, ka kritikuar institucionet për mospërkushtim të mjaftueshëm ndaj këtij gjiganti.
“Asnjë qeveri deri tani nuk ka qenë e gatshme të ballafaqohet me problemin e Trepçës dhe së paku të nxjerrë një ligj për pensionin apo invalidët, me të cilat do të ishin zgjidhë problemet e atyre punëtorëve, të cilët nuk janë më në mesin tonë dhe nuk kanë mundur të kthehen në punë”, tha Behrami.
Gjatë këtij manifestimi u shfaq një dokumentar për Trepçën, mbi rëndësinë historike të grevës së minatorëve të Trepçës, që ndodhi 26 vjet më parë. /KosovaPress/

Tags
Kosova