Trupi ynë ka nevojë për 5 gjëra bazike në mënyrë që të mbijetojë: Pushim, Lëvizje, Ujë, Ushqim dhe Oksigjen.
Kur ndjehemi të lodhur, do të thotë që trupi ynë po na dërgon sinjale se ka nevojë për një nga këto gjëra. Të kuptuarit e principeve thelbësore, mund të transformojë radikalisht për mirë jetën tonë. Ja cilat janë mënyrat më të mira që sugjerohen nga shumë dietologë dhe studiues dhe që ndihmojnë për të qëndruar të lumtur edhe në ato momente kur jemi të zënë me punë:
1. Pini ujë sapo të zgjoheni në mëngjes
Hidratimi i menjëhershëm sapo zgjohemi në mëngjes stimulon sistemin e tretjes dhe furnizon qelizat ujë. Pini një gotë ujë çdo ditë sapo zgjoheni në mëngjes (hidhni edhe pak lëng limoni nëse dëshironi) dhe vini re ndryshimin në energjitë tuaja gjatë ditës.
2. Bëni 10 frymëmarrje të thella e të plota
Planifikoni dy pushime 5 minutëshe gjatë ditës për të bërë disa frymëmarrje të thella. Thjeshtë gjeni një vend të qetë, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Shumë nga ne zgjedhin të marrin frymë me anë të kraharorit duke bëjnë frymëmarrje të përcipta, të cilat me kalimin e kohës reduktojnë funksionin tonëdhe rrisin nivelin e stresit.
3. Ushqehuni me perime, fruta dhe proteina
Menaxhimi i nivelit të sheqerit në gjak është mënyra më e mirë për të reduktuar luhatjet e energjisë. Si njerëz që gjithnjë jemi të zënë me punë, e kemi të vështirë të përgatisim vakte të ushqyeshme, dhe përfundojmë tek ushqimet e shpejta dhe mezetë. Por nëse ushqehemi me proteina të pastra dhe me zarzavate për çdo vakt, kjo do të rriste në mënyrë drastike nivelin e energjive dhe do përmirësonte absorbimin e mikroushqyesëve, gjë që në terma afatgjatë çon në një trup të shëndetshëm dhe më energjik.
4. Lëvizni
Thjeshtë bërja e një shëtitjeje mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskularë, përmirësojë frymëmarrjen dhe të tonizojë muskujt e trupit. Mundohuni të kërceni, ecni, të tundni trupin, të vraponi. Thjeshtë bëni një shëtitje; ecni me vrap nga market për tek makina; ecni në zyrë, në korridoret e punës. Lëvizni.
5. Harrojeni kafeinën
Kafeina është një zgjidhje afatshkurtër kur jemi të lodhur, e cila mund të na udhëheqë drejt një rruge të vështirë të lodhjes së veshkave dhe në një përgjumje të tmerrshme. Pra, duhet ta merrni seriozisht dhe të filloni të konsumoni kafe pa kafeinë (dekafeinato), çajëra bimorë ose lëngje frutash, në mënyrë që ta furnizoni trupin me të vërtetë me ato elemente që realisht ka nevojë.
6. Tendosuni
Muskujt e ngurtë mund të na bëjnë të ndihemi të sertë, pa energji dhe të pamotivuar. Tendosja është një mënyrë e shpejtë për të ftuar energjinë në trupin tonë. Mundohuni të bëni tendosje për 5 minuta çdo ditë për një përtëritje të menjëhershme energjishë.
7. Mendoni për diçka të mrekullueshme
Kur jemi të lodhur, ne priremi t'i themi vetes fraza të tipit "sa do të dëshiroja të konsumoja një kafe tani." Këto zëra çmagjepsës mund të na bëjnë të humbasim 10 herë më shumë energji. Kujtoni lidhjen e mendjes dhe të trupit. Në vent që bëni me veten dialogje që ju shterojnë energjitë, mundohuni të mendoni diçka të mrekullueshme e të ndjeni rikthimin e energjisë në trupin tuaj.
8. Uluni
Mënyra e zgjedhjes së qëndrimeve të trupit mund të përcaktojë mendësinë dhe nivelin e energjive tona. Shumë nga ne ngatërrojnë lodhjen me nevojën për të pushuar. Uluni në mënyrë të drejtë dhe qëndroni ashtu për 20 minuta për të ndjerë ndryshimin në nivelin e energjive.
9. Telefonojini një miku
Lidhjet mes njerëzve janë energji të menjëhershme. Edhe kur mendojmë se nuk kemi kohë për t'u lidhur me një tjetër qenie humane, ne sërish lidhemi. Lidhjet mes njerëzve është ajo çfarë dëshirojmë. Dashuria është ajo çfarë nevojitet./mindbodygreen/

Tags
Karriere