Nga Jennifer Mielke |
Isha bërë vonë. Ishte dimër. Unë jetoj në Nju Jork, dhe sigurisht që po ndodhnin një sërë gjërash njëherësh. Duhej të kapnim trenin, nëse s'e kapnin, duhet të prisnin më shumë se gjysmë ore.
Djali im nuk mund të vishte këpucët, dhe as nuk donte t'ja dinte për xhupin. Në vetëm pak sekonda, djali im i mrekullueshëm, u bë perëndesha e hakmarrjes për mua. Shpërtheu në lotë dhe të ulëritura, në këto çaste mendova se çfarë do të mendonte djali i fqinjit.
Kështu që e mora, dhe nisa t'i vesh xhupin. Ma dha krahun çalë-çalë - e keni parasyshë, kur dikush të jep krahun në një mënyrë totalisht të çorientuar, që edhe kur ta jep, përpiqet ta rrëshqasë në duart tuaja. Këto lëvizje po më çmendnin. Dhe, nëse e përmenda faktin se do të humbnim trenin?
Në dy vjet si nënë, kamë vënë re çastet kur u ndjeja jashtë kontrollit, të cilat rastisnin me momentet kur e kisha fare të qartë idenë se çfarë duhet të bëja. Sa më e madhe ishte distanca mes vizionit tim në lidhje me atë çfarë duhet të ndodhte, dhe çfarë ndodhte realisht, aq më i madh edhe stresi.
Pra, diçka duhet të ndodhte, pasi kështu nuk mund të shtyhej. Befasisht, zbulova mënyrën se si mund t'ia dilja në rrethana të tilla. Lidhet me të sjellurit me mirësi dhe të qenit më shumë të pranishëm. Dhe e quajta këtë menyrë "prindërimi jo i ngjitur". Megjithëse ekzistojnë një sërë mënyrash të vogla për ta praktikuar këtë, por sipas meje, këto tre elemente janë themelorë:
1. Mos jini diktatorë
Ndonjëherë e harroj faktin që anëtarët e familjes time nuk janë thjeshtë një zgjatim i vetes time. Nuk janë subjektet e mija, nuk janë të detyruar të bëjnë çdo gjë që mua më vjen në kokë. Do të thotë se edhe djali im dyvjeçarë kishte mendjen e tij.
Ashtu si shumica e njerëzve, fëmijët nuk i përgjigjen mirë kërkesave dhe urdhërave. Kur është e mundur, përdor sugjerimin dhe ftesën. Ata do ta bëjnë detyrën pa shpërthime dramatike, edhe djali im zakonisht reagon më mirë, kjo na çon tek numri 2...
2. Lërini hapësirë fëmijës të marrë vendimet e veta
Nuk po ju sugjeroj që të lejoni fëmijën të marrë në dorë frenat e situatës. Përkundrazi! Fëmijët kanë nevojë për ngrohtësi, për udhëheqës besues për t'i ndjekur. Arrijeni suksesin duke lejuar natyrën e fëmijës të punojë në favorin tuaj.
Koha është çelësi. Të vrapuarit përherë me nxitim ndërsa dilnim nga shtëpia, kjo prodhonte gjithmonë lotë e të ulëritura, derisa gjeta sekretin e thjeshtë: I thashë se do vrapojmë bashkë. I them djalit tim se kam uri dhe e ftoj të hamë bashkë. Më pas i jap një detyrë të thjeshtë: hidhi këto mbeturina në koshin e plehërave. Merre kapuçin tënd nga varësja. Merri këpucët me më prit në korridor.
Ai është i gatshuëm për të ndihmuar, dhe kështu nisemi pa stres për të kapur trenin. Dhe më e rëndësishmja, ne po kultivojmë një kulturë familjare bashkëpunimi dhe kooperimi, duke vendosur qëllimet dhe duke i arritur ato bashkërisht.
3. Jini elastik kur është e mundur
A e keni vënë re veten tuaj kur thoni "Jo!", në një kohë që përgjigja më e lehtë mund të ishte "Po". Për shembull, "Jo, zemër, nuk mund të kthehemi këndej, sepse ti duhet të shkosh në shtëpi.
Pra, për shkak se fëmijët jetojnë në një botë magjike dhe mendojnë në mënyrë jo lineare, pse të mos ia plotësojmë dëshirat në këto momente "fluturuese"?
Sigurisht, ekzistojnë kohë kur nuk mundemi, por duke qenë elastik kur është e mundur, kjo i krijon fëmijës hapësirë për imagjinatë dhe lulëzim të pavarur. Çfarë do t'ju kushtonte nëse do të bënit edhe një shëtitje 5 minutëshe me fëmijën tuaj?
"Prindërimi jo i ngjitur" nuk do të krijonte pengesa - është pjesë natyrale e zhvillimit të çdo fëmije. Por nëse mund ta zbusnit "ngjitjen", do të përjetoni më rrallë momente stresante.
Në këto momente të paevitueshme, i kujtoj vetes time që fëmijët janë të prirur që të na imitojnë apo të na pasqyrojnë. Kur ai më thotë jo, e di që gjëja më e mirë që mund të bëj është që të gjej sa më shumë mënyra për t'i thënë, po./mindbodygreen/
Tags
Familja